AlbanianSport.com 28/01/2024 18:05
ASNN – E diel me kontraste kuqezi në turqi, Manaj, gol vendimtar ndaj Beshiktashit, Cikalleshi, dy pasime goli në humbjen 2-3. Rei Manaj ka shënuar të dielën golin e 11-të në kampionat dhe të 15-tin gjithsej në këtë sezon të futbollit turk, çka e bën atë sulmuesin kuqezi më rezultativ të sezonit dhe kandidat për rikthimin në Kombëtare. Ndërkaq, një tjetër futbollist i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka qenë vendimtar në dy golat e skuadrës të tij, Konjasporit, por pa e gjetur dot vetë golin që do ta bënte atë shënuesin më të mirë të të huaj në Superligën turke.
Kështu, ka qenë një ditë me kontraste e diela për dy futbollistët shqiptarë që militojnë në nivelin më të lartë të kampionatit turk të futbollit, në Superligë, Rei Manajn dhe Sokol Cikalleshin. Manaj ka qenë vendimtar për skuadrën e Sivasporit, që mundi Beshkitashin me një gol të shënuar nga shqiptari që në minutën e 6-të. Ky gol i ka mjaftuar Sivasporit për të marrë 3 pikë ndaj gjigandes stambollite dhe për t’u ngjitur në kuotën e 29 pikëve, në vendin e 12-të. Për Manajn, ku ishte goli i 11-të në kampionat dhe i 15-ti gjithsej në këtë sezon të futbollit turk.
Ndërkaq, një tjetër futbollist i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka qenë vendimtar në dy golat e skuadrës të tij, Konjasporit, por pa e gjetur dot vetë golin që do ta bënte atë shënuesin më të mirë të të huaj në Superligën turke. Në minutën e 8-të, shtatlarti shqiptar pasoi për Pripin, që gjeti golin e parë të vendasve në minutën e 8-të, ndërsa 6 minuta më pas, vetë Cikalleshi nuk arritur ta kontrollojë topin brenda zonës e të shënojë vetë, por prekja e tij shërben si një pasim sërish për Pripin, që dyfishon epërsinë e Konjasporit.
Por skuadra mike e Istanbul Bashakshehirit ka shënuar 3 herë në 23 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe në minuta shtesë, duke marrë një fitore me përmbysje, 3-2, që e lë skuadrën e Cikalleshit në vendin e parafundit të renditjes.