AlbanianSport.com 15.12.2014 16:05
ASNN – Gramshi bën “poker” në ndeshjen e radhës, që luajti në shtëpi, kundrejt Bilisht Sport. Vendasit kanë fituar me rezultatin e thellë 5-2 duke kryesuar tashmë të vetëm në grupin e Jugut të Kategorisë së Dytë.
Gramshi e ka nisur furishëm dhe në pjesën e parë ka shënuar tre gola, që kanë ardhur nga dygolëshi i Fuçisë në minutën e 18-të dhe në atë të 36-n, ndërsa më pas ka realizuar dhe Paplekaj.
Në fakt, Nallbati ka ngushtuar diferencën e golave në të 32’ dhe në fundin e pjesës së parë është fiksuar rezultati 3-1 për Gramshin. Në pjesën e dytë për vendësit ka shënuar Gjoka e Koçi, ndërsa për miqtë Ahmetlli dhe përfundim 5-2 për Gramshin.
Gramshi – Bilisht Sporti 5-2
Shënues: Fuçia 18’, 36’, Paplekaj 29’,
Gjoka 48’, Koçi 76’ / Nallbati 32’, Ahmetlli 78’
Gramshi: Saraçi, Topalli, Paplekaj, Hasa, Selimaj, Goga, Pinari, Latifi, Gjoka, Koçi, Fuçia. Trajner: L. Metani
Bilisht Sporti: Xhelollari, Tako, Rezhda, Çuko, Muslliu, Demiri, Pino, Cane, Nallbati, Xhoga, Ahmetlli. Trajner: T. Meraku
Gjyqtarë: A.Stolaj, Xh.Mani, A.Koçiaj (Tiranë)