AlbanianSport.com 25/01/2024 20:50
ASNN – Mesfushori Kristjan Asllani mund të jetë titullar tek Interi në duelin kundër Fiorentinës të dielën në mbrëmje në Firence. Megjithatë, ndeshja e parë për Interin pas triumfit në Superkupën e Italisë, pritet të jetë me mungesa. Hakan Çalhanollu dhe Nikolo Barela pritet të mungojnë në këtë duel, dhe Asllani, që përfaqëson Shqipërinë, mund të ketë hapësirë në mesfushë që nga fillimi.
Ndërkaq, ish-trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja i ka vlerësuar lart cilësitë e Asllanit. 21-vjeçari pati debutuar nën drejtimin e Rejas për Kombëtaren kuqezin, në mars të vitit 2022, ndërsa ka luajtur 19 ndeshje për Interin në edicionin aktual. “Edhe pse ai ka luajtur pak, ai nuk i ka humbur kualitetet e jashtëzakonshme”, – ka thënë ai në një intervistë dhënë për të përditshmen italiane “La Gazetta dello Sport” të enjten.
“Ai ka vizion, luan me pasime vertikale dhe e di mirë se ku duhet të shkojë topi. Ta zësh vendin e Çalhanollusë nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me Kristjanin”, ka thënë ndër të tjera ish-trajneri kuqezi, në intervistë dhënë për të përditshmen e njohur sportive italiane.