Dëmtimet e lojtarëve, fatura prej mbi 86 milionë Euro që trondit klubet angleze

Share Button

AlbanianSport.com 22/01/2024 18:55

ASNN – Në futbollin modern ritmi i lojës, por edhe kalendari i mbingarkuar, me skuadrat që marrin pjesë në një numër veprimtarish njëkohësisht, por edhe me një numër të çmendur ndeshjesh të luajtura kanë një kosto, që është jo vetëm sportive, por edhe financiare. Kështu Çelsi është me pagesat më të larta, e ndjekin Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. Në fakt, janë “Blutë” e Londrës është ajo që ka shpenzuar më shumë financiarisht pas epidemisë së dëmtimeve në organikë.

Kjo, pasi janë edhe skuadra më e goditur nga dëmtimet dhe jo më kot rreth 35 milionë Euro janë shpenzuar vetëm për pagat e lojtarëve të infermierisë. Rreth 16 lojtarë të ekipit të parë kanë qëndruar larg fushave të lojës për një total të frikshëm prej 1,413 ditësh, ku pjesë e tyre është edhe Armando Broja. Me shifrën e shpenzuar për të mbuluar pagat e lojtarëve të dëmtuar, Çelsi ka shpenzuar më shumë në këtë aspekt deri në këtë pikë të sezonit.

Mançester Junajtid është skuadra e radhës që ka paguar shuma të mëdha për yjet e dëmtuar, pasi ka dorëzuar pothuajse 23 milionë Euro për 17 lojtarë. Rivalja bashkëqytetase, Mançester Siti ka pasur vetëm 9 lojtarë jashtë, për një total prej 357 ditësh, që do të thotë se “Qytetarët” kanë paguar mbi 15 milionë Euro dhe Totenhemi, me 19 lojtarë që mungojnë për 1,060 ditë, ka paguar 13 milionë milionë Euro për yjet e tyre të lënduar.

Dëmtimet kanë ndikuar jo pak në ecurinë e skuadrave, të cilat gjenden disi larg objektivave të vendosura në fillim të sezonit. Dhe me Kupën e Kombeve të Afrikës që ka hyrë dhunshëm, në fazën më të nxehtë të kalendarit të Premier Ligës Angleze, nuk janë të pakta klubet që po i mbajnë gishtat të kryqëzuar, duke shpresuar që lojtarët e tyre të mos kthehen të dëmtuar nga Bregu i Fildishtë, siç ndodhi së fundmi me futbollistin e Liverpulit dhe përfaqësueses së Egjiptit, Mohamed Salah.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh