AlbanianSport.com 21/01/2024 20:50
ASNN – Futbollisti premtues kuqezi, Kristian Shpendi, ishte protagonisti absolut i fitore që Çezena korri të dielën me shifrat 4-0 ndaj Pontederës, pasi sulmuesi shqiptar shënoi 3 gola në këtë sfidë në 7 minuta. Në fakt, kjo nuk ishte një ndeshje edhe aq e zakonshme për të dhe skuadrën e tij, pasi Çezena u detyrua ta luante pa tifozë sfidën ndaj Pontederës në Serinë C, por kjo nuk e pengoi yllin e shqiptar që të shkëlqente.
Kristian Shpendi sikur ndjeu detyrimin për të shlyer gabimin e babait të tij, Limanit (Aleksit), që goditi me grusht portierin kundërshtar pak ditë më parë, dhe për këtë arsye erdhi dënimi i fushës. Sulmuesi i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë shënoi jo pak, por plot 3 gola, madje të gjithë vetëm në 7 minuta të pjesës së parë, teksa Shpendi “show” nisi në të 21-ën dhe përfundoi në të 28-ën.
Çezena fitoi 4-0 dhe që të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë. Për “yllin” 20-vjeçar shqiptar tashmë janë 13 gola në 18 ndeshje, duke pasur edhe 3 pasime për gol. Ai është shënuesi më i mirë i grupit B, dhe po ashtu lojtari më i mirë i sezonit deri tani. Skuadra nga Emilia-Romanja është në krye të grupit, pra me këtë pozicion është e sigurt që ngjitet në Serie B, ndonëse vetë sulmuesi i Shpresave shqiptare mund të jetë në Serie A sezonin e ardhshëm, pasi ka mjaft interes për të.