AlbanianSport.com 21/01/2024 19:00
ASNN – Edhe dy gola të Rei Manajt në elitën turke, por që nuk mjaftuan t’i siguronin 3 pikët e plota skuadrës së tij. Të dielën 26-vjeçari shënoi dy gola për Sivasporin që, sidoqoftë, nuk shkoi dot më larg se një barazim 2-2 në fushën e vet me Gaziantepsporin.
Futbollisti që ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Shqipërisë, i realizoi të dy golat i shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ai e realizoi të parin duke çuar shifrat në 1-0 në minutën e 8-të dhe dhe të dytin në minutën e 15-të. Por miqtë shënuan dy herë më pas, duke marrë një pikë në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës së Turqisë.
Manaj ka arritur në shifrën e 10 golave në 17 ndeshjen në kampionat dhe, nëse vazhdon me këtë formë, mund të jetë kandidat për vend te kuqezinjtë për Kampionatin Evropian në Gjermani. Në fakt, ai i ka dërguar një tjetër sinjal trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, për ta pasur në konsideratë sulmuesin për rikthimin te kuqezinjtë.
Është thënë prej javësh se sulmuesi lushnjar mbetet futbollisti shqiptar i momentit në arenën ndërkombëtare. Dhe Manaj e ka treguar veten edhe të dielën në Superligën turke, ku brenda 7 minutash në fillim të pjesës së parë, ka shënuar dy gola për Sivasporin.
Të dy golat Manaj i ka realizuar nga pika e bardhë e 11-metërshit, pikërisht në minutat 8 dhe 15. Me këto dy gola Rei Manaj shkon në kuotën e 14 golave sezonalë me fanellën e Sivasporit.