Partizani / Hoxha thyen rekordin: Ia dedikoj gruas dhe djalit

Share Button

Alban-Hoxha-Cuculi-handshake

AlbanianSport.com 15.12.2014 10:05

ASNN – Skuadra e tij, Partizani, u mund në Vlorë nga Flamurtari, por “gardiani” i të kuqve Alban Hoxha ka arritur të shtunën të thyejë rekordin 30-vjeçar të vendosur nga portieri i Labinotit të Elbasanit, Bujar Gogunja, që e mbajti të paprekur rrjetën e portës për 1037 minuta. Rekordi i ri i vendosur nga Alban Hoxha është 1084 minuta, rekord i cili u vendos të shtunën e 13 dhjetorit. Ish-portieri i Elbasanit e vendosi rekordin e tij në intervalin kohor 11 dhjetor 1983-13 maj 1984.

Ndërsa rekordi i ri i vendosur nga Hoxha nisi më 30 gusht 2014, në minutën e 80-të të ndeshjes me Apoloninë deri më 13 dhjetor 2014, ku në minutën e 85-të ndëshkohet nga Ardit Shehaj. Duhet thënë se për arsye familjare, që tashmë dihen, Alban Hoxha nuk i ka radhazi 12 ndeshjet pa gol, pasi ka munguar në dy sfidat e fazës së dytë me Skënderbeun dhe Kukësin. Pas ndeshjes, Hoxha është ndier i lumtur për rekordin e thyer, rekord të cilin Gogunja dëshironte ta thyente vetëm Albani.

Kur mbërriti minuta e 38-të e ndeshjes, tifozët e Partizanit brohoritën dhe ndezën fishekzjarrë, ndërsa portieri duartrokiti në drejtim të tyre. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Hoxha tha se ai ka edhe një dedikim për këtë sukses, duke ia dedikuar bashkëshortes së ndjerë dhe djalit të tij. “Kjo është kënaqësia më e bukur e jetës sime, pasi vjen edhe pas më shumë se 30 vitesh, – ka deklaruar ai. – Nuk kam fjalë që ta përshkruaj këtë emocion të madh.”

“Rekordin ia dedikoj bashkëshortes sime dhe djalit, – ka theksuar Hoxha. – Jam shumë i emocionuar, pasi është një sukses shumë i madh për një futbollist.” Nga ana tjetër, zëvendës-kapiteni i të kuqve është shprehet i mërzitur për humbjen duke e cilësuar golin e Flamurtarit si aksidental.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh