Duka: Posti i Zv/Presidentit të UEFA-s, krenari, por edhe përgjegjësi (IV)

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2024 23:35

ASNN – “Pasion, punë e palodhur e strategji me objektiva të qarta!”Presidenti Duka tregon “sekretin” e rritjes së Kombëtares dhe futbollit shqiptar. Armand Duka, tashmë Zv.Presidenti i UEFA-s dhe president i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002, është një nga lojtarët më të fuqishëm të futbollit evropian. Pas studimeve për ekonomi në Universitetin e Tiranës, ai punoi për disa vite si ekonomist. Në vitin 1993 ai themeloi kompaninë e tij private AIBA, që zotëron pularinë më të madhe në tregun shqiptar për prodhimin e vezës.

Në karrierën e tij të deritanishme 30-vjeçare, ai është një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri dhe ai që ndryshoi rrjedhën e futbollit shqiptar. Në drejtimin e tij, Kombëtarja shqiptare ka arritur dy herë në fazën finale të Kampionatit Europian, në vitin 2016 dhe tani siguroi kualifikimin në Euro 2024. Diçka që me siguri do ta kishin zili shumë federata të tjera më të mëdha. Gjatë mandatit të tij presidencial, futbolli në Shqipëri ka përjetuar shumë suksese të rëndësishme, si ndryshime të mëdha në infrastrukturën e stadiumeve, ndërtimi i qendrave të reja stërvitore dhe selia e re e federatës.

Presidenti Duka foli ekskluzivisht për median sportive italiane “Sportpress24” për kualifikimin e kombëtares shqiptare, ecurinë e futbollit të vendit të tij, vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe padyshim fazën finale të Kampionatit Evropian për moshën e Nën-17-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2025. AlbanianSport.com jua sjell këtë intervistë në 4 pjesë dhe kjo është pjesa 4-t, që përqendrohet tek posti i ri në UEFA dhe aktualiteti i futbollit kontinental.

 

– Tani që jeni zgjedhur edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, çfarë mendoni se duhet ndryshuar apo përmirësuar për të mirën e futbollit?

– UEFA është një nga institucionet më të mira dhe më demokratike në botë, që punon dhe investon shumë për të zhvilluar futbollin kudo, duke bashkëpunuar ngushtë me federatat anëtare. Thënë kjo, unë jam shumë krenar që u zgjodha në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s dhe kjo është një arritje e madhe për futbollin shqiptar dhe për Shqipërinë. Njëkohësisht është një detyrim akoma më shumë për besimin e dhënë, mbështetjen që më kanë dhënë, për t’ua shpërblyer me punë, për t’ua shpërblyer me rezultate dhe ndershmëri në të gjithë vendimmarrjen e organit drejtues. Përveçse një organizatë solide, UEFA ka si objektivi menaxhimin sa më të mirë të të gjitha veprimtarive sportive dhe financiare të saj, por çka është edhe më e rëndësishmja një organizatë që përmirësohet çdo ditë dhe e hapur për ndryshime në mënyrë që futbolli të jetë edhe më shumë gjithëpërfshirës dhe më pranë fëmijëve kudo. Dhe këtë e ka treguar me vepra përmes programeve të zhvillimit apo ndryshimeve të formateve të garave për ta bërë më tërheqës futbollin, duke u përshtatur më së miri me ndryshimet dinamike që imponon koha. Jam shumë i sigurt që qofte zhvillimet e mësipërme që përmenda për vendin tim, qoftë dhe shumë zhvillime në vende të tjera Evropiane, niveli ku është sot futbolli evropian janë rezultat i politikave e strategjive të duhura të UEFA, janë mbështetja që i japim njëri-tjetrit. Dhe pikërisht këto dy parime nuk do të doja të ndryshojnë kurrë.

 

– Si e komentoni vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJEDNJ) lidhur me çështjen e Superligës Evropiane?

– Nuk mendoj se vendimet e gjykatave duhen komentuar. Vendimet janë mundësi që u jepen palëve për t’u përmirësuar në mënyrën e hartimit të disa rregulloreve të brendshme. Nuk dua të përsëris atë që është thënë pra se ka një dallim të madh midis deklaratës për shtyp të GJEDNJ-së dhe vendimit në vetvete. Për vetë mënyrën si janë ngritur çështjet Gjykata duket sikur nuk ka pasur alternativë tjetër për t’u shprehur në vendim, kështu ndodh me çështjet e konkurrencës. Personalisht mendoj se vendimi nuk është asgjë e re dhe se në fakt vetëm sa forcon atë çka UEFA dhe gjithë komuniteti i aktorëve të njohur të futbollit kanë shprehur si vlera: garat e hapura ku prevalon merita sportive dhe solidariteti përpara interesave financiare. Një gjë duhet sqaruar për të gjithë, vendimi i GJEDNJ-së nuk jep “OK” për të aprovuar Superligën, pra nuk duhet keqinterpretuar ky vendim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh