Duka: FSHF, tashmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri (III)

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2024 20:50

ASNN – “Pasion, punë e palodhur e strategji me objektiva të qarta!” Presidenti Duka tregon “sekretin” e rritjes së Kombëtares dhe futbollit shqiptar. Armand Duka, tashmë Zv.Presidenti i UEFA-s dhe president i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002, është një nga lojtarët më të fuqishëm të futbollit evropian. Pas studimeve për ekonomi në Universitetin e Tiranës, ai punoi për disa vite si ekonomist. Në vitin 1993 ai themeloi kompaninë e tij private AIBA, që zotëron pularinë më të madhe në tregun shqiptar për prodhimin e vezës.

Në karrierën e tij të deritanishme 30-vjeçare, ai është një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri dhe ai që ndryshoi rrjedhën e futbollit shqiptar. Në drejtimin e tij, Kombëtarja shqiptare ka arritur dy herë në fazën finale të Kampionatit Europian, në vitin 2016 dhe tani siguroi kualifikimin në Euro 2024. Diçka që me siguri do ta kishin zili shumë federata të tjera më të mëdha. Gjatë mandatit të tij presidencial, futbolli në Shqipëri ka përjetuar shumë suksese të rëndësishme, si ndryshime të mëdha në infrastrukturën e stadiumeve, ndërtimi i qendrave të reja stërvitore dhe selia e re e federatës.

Presidenti Duka foli ekskluzivisht për median sportive italiane “Sportpress24” për kualifikimin e kombëtares shqiptare, ecurinë e futbollit të vendit të tij, vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe padyshim fazën finale të Kampionatit Evropian për moshën e Nën-17-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2025. AlbanianSport.com jua sjell këtë intervistë në 4 pjesë dhe kjo është pjesa e 3-të, që përqendrohet tek transformimi i FSHF-së dhe futbollit në vend.

 

– Si e promovoni zhvillimin e futbollit në Shqipëri dhe si ndikon ky sukses në sportin shqiptar?

– Asnjë sukses nuk arrihet në një ditë. Edhe Roma nuk u ndërtua në një ditë. Për më tepër në kohët e sotme. Kur ritmet janë shumë të larta dhe futbolli, duke qenë loja më e rëndësishme në botë, ka një vëmendje të madhe. Na duhet shumë punë për t’u ngjitur lart. Për të arritur rezultate në futboll duhet pasion, të punosh fort dhe fat. Në rastin tonë janë dy të parat pasioni dhe puna e fortë dhe e programuar, me strategji e objektiva të qartë. Prej kohësh ne kemi hartuar dhe miratuar strategji për zhvillimin e futbollit në vend, që përfshin shumë elementë që ndikojnë në arritjen e rezultatit. Më të rëndësishmet kanë qenë përmirësimi i përditshëm i infrastrukturës, edukimi i stafeve, zhvillimi i futbollit të fëmijëve, etj. Të gjitha këto, kanë ndikuar në arritjen e rezultateve pozitive. Kualifikimi për në finalet e Evropianit “Gjermani 2024”, ka qenë një nga objektivat e strategjisë “Futbolli për Kombin”, të përgatitur e miratuar kohë më parë. Të qartë për vështirësitë, ne jemi përpjekur dhe kemi punuar fort ditë pas dite, për t’i realizuar ato. Padyshim që entuziazmi që sjell suksesi rrit më shumë vëmendjen dhe interesin për futbollin. Kualifikimi na shërben shumë, që fëmijët tanë të kenë idhujt e tyre, shembujt për të ndjekur të cilët kërkojnë t’i ngjajnë futbollistëve të ekipit kombëtar. Ky është objektivi ynë kryesor, ky është promocioni ynë kryesor, mesazhi që u japim fëmijëve tanë, punoni e stërvituni fort e bëhuni si futbollistët e ekipit kombëtar.

 

– Përgjatë viteve që keni qenë në postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, çfarë keni ndryshuar?

– Shumë gjëra kanë ndryshuar në vend, kanë ndryshuar nga zhvillimet e kohës, por edhe nga politikat e strategjitë e FSHF-së. Nëse do ta kthej kokën pas e të kujtoj ditën e parë si president, më duket si ëndërr. Në atë kohë nuk kishim institucion në radhë të parë, infrastrukturë të mjerueshme, nuk gjetëm strategji e nuk kishte projekte. Sot jetojmë një realitet tjetër, FSHF është një institucion i konsoliduar, i programuar dhe i aftë të zhvillojë futbollin në vend, një institucion që të jep garanci për të ardhmen e futbollit shqiptar. Infrastruktura ka ndryshuar shumë, nga një vend që kishim pikëpyetje për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në një vend që ka aftësi të organizojë çdo vit 10-15 turne eliminator për Kampionatet Evropiane të moshave, finalen e parë të historisë së Ligës së Konferencës dhe do të mirëpresim Kampionatin Europian të Nën-17-vjeçarëve të vitit 2025. Nga një federatë që nuk kishte licencuar asnjë trajner, sot ka të drejtën dhe organizon kurse të licensuara nga UEFA për trajnerë të të gjitha niveleve nga Uefa C, Uefa B, Uefa A e Uefa Pro. Dhe jo vetëm këto, por shkolla e FSHF-së është një shkolle e mirëorganizuar e organizon trajnime për të gjitha specialitete që i shërbejnë futbollit si mjekë, fizioterapistë, etj. Nga një federatë që organizonte vetëm një kampionat të kategorisë së parë me 18 ekipe në një federatë që organizon 570 ndeshje futbolli në jave të të gjitha niveleve që nga 7-vjeçarët deri tek veteranët. Dikur nuk mendohej që vajzat të luanin futboll. Sot jo vetëm luajnë, por kemi kampionate kombëtare të të gjitha moshave, ekipe kombëtare gjithashtu, madje kemi mundur edhe Greqinë me ekipin A. Pra, po jetojmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh