AlbanianSport.com 15/01/2024 14:20
ASNN – Janë luajtur të dielën ndeshjet çerekfinale të veprimtarisë së dytë të koshit të djemve, Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ku kanë vijuar për më tej Tirana e Besëlidhja, por është eliminuar Teuta.
Kështu, Besëlidhja, kryesyese e kampionatit, fitoi pa probleme, 105-60, ndaj Partizanit, që vinte nga faza para-eliminatore. Në këtë ndeshje u dallua amerikani Blejk, me 31 pikë të realizuar.
Ka fituar ndërkohë edhe Kamza Basket, që mundi 77-65 Flamurtarin. Dallimin në parket në fushë e bëri një tjetër amerikan, Kejes, autor i 28 pikëve të realizuar. Kurse në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Tirana, “kampione” në fuqi mundi 90-78 Apoloninë.
Dejvis me 29 pikë të realizuar dhe Hysenagolli me 24 pikë e 20 topa të fituar në tabelë ishin më të mirët për bardheblutë. Në Shkodër, Vllaznia mposhti 104-100 Teutën pas kohës shtesë.
Tuker dhe Saab realizuan nga 33 pikë secili, por durrsakët u ankuan disa herë për gjykimin. Kështu, në gjysmëfinalet, që do të zhvillohen të premten, Besëlidhja përballet me Vllazninë, ndërsa Tirana me Kamza Basket.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinale:
Kamza Basket – Flamurtari 77-65
Tirana – Apolonia 90-78
Vllaznia – Teuta 104-100
Besëlidhja – Partizani 105-60