AlbanianSport.com 14/01/2024 17:10
ASNN – Është mbyllur me rezultatin 34-12 miqësorja e së dielës midis Shqipërisë dhe Kosovës, që shpresohet të ndiqet nga të tjera ndeshje, me synimin për rritjen dhe përhapjen e regbisë në trojet shqiptare. Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, kjo ndeshje historike mbarëkombëtare për këtë sport, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe në të njëjtën kohë nga Rrjeti Radio-Televizionit Shqiptar dhe Radio-Televizioni i Kosovës.
Të enjten pasdreke, në Stadiumin “Kukës Arena” të qytetit verilindor është zhvilluar ndeshja miqësore në regbi midis përfaqësueses së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në fakt, pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka qenë kryesisht e barbartë, me Kosovën që kryeson deri në 7-0, por me Shqipërinë që kundërpërgjigjet, duke ngushtuar shifrat në 5-7. Por Kosova e thellon epërsinë në 14-5 dhe, megjithë një përpjekjeje të kuqezinjve, do ta mbyllë pjesën e parë në epërsi 14-12.
Pjesa e dytë ka qenë e mbizotëruar plotësisht nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila, falë përvojës më të madhe, por edhe një përqendrimi më të madh dhe forme më të mirë fizike nuk ka lëshuar as terren e as pikë, duke vijuar të shënojë edhe 20 pikë të tjera. Ndryshe nga kuqezinjtë, lojtarët e Kosovës kanë qenë më të saktë nga përpjekjet e tyre për t’i kurorëzuar me pikë të plota, 5, aksionet e ture, por edhe nga goditjet nga penalltitë e golit, që vlejnë dy pikë, por edhe nga penalltitë e lojës, që vlejnë 3 pikë.
Mbyllet kështu me rezultatin 34-12 kjo miqësore midis Shqipërisë dhe Kosovës, që shpresohet të ndiqet nga të tjera ndeshje, me synimin për rritjen dhe përhapjen e regbisë në trojet shqiptare.