AlbanianSport.com 14/01/2024 11:40
ASNN – Tirana, me 100 % fitore në futbollin e sallës. Bardheblutë mposhtin Partizanin 9-2, Vllaznia dhe Flamurtari e mbyllin 2-2. Me ndeshjet e javës së 3-të, të zhvilluara të shtunën, është mbyllur edhe faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Sallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Siç dihet, në këtë sezon marrin pjesë 4 skuadra dhe ato janë Partizani, Tirana, Flamurtari dhe Vllaznia.
Të dyja sfidat e javës së 3-të u luajtën të shtunën në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00 dhe, në Arenën Sportive “Dhimtraq Goga” në Shijak u zhvillua derbi i parë i sezonit, ai midis Partizanit dhe Tiranës. Sfida që erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, përfundoi me fitoren e thellë të bardhebluve me rezultatin 2-9.
Tirana e mbizotëroi takimin që nga fillimi e deri në fund dhe arriti një fitore bindëse në derbin e parë të sezonit. Takimi tjetër i javës ishte ai Vllaznia-Flamurtari, që u luajt në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund dhe gjithçka përfundoi në barazim me rezultatin 2-2. Pas përfundimit të fazës së parë Tirana kryeson renditjen me pika të plota, 9, ndërsa Flamurtari i dyti me 4 pikë. Partizani renditet i 3-ti me po aq pikë, ndërsa Vllaznia në vend të fundit me vetëm një pikë.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e 3-të:
Partizani – Tirana 2-9
Vllaznia – Flamurtari 2-2
Renditja:
Nr. Skuadra Pikë
- Tirana 9
- Flamurtari 4
- Partizani 3
- Vllaznia 1