AlbanianSport.com 14/01/2024 08:00
ASNN – Milot Rashica ka kontribuuar me gol në fitoren e Beshiktashit të shtunën në Superligën e Turqisë, duke realizuar kështu për të dytën ndeshje radhazi. Rashica e shënoi golin e dytë radhazi në elitën turke dhe të katërtin në edicionin aktual, në fitoren 3:0 të Beshiktashit kundër Karagymrykut.
Ndeshja ishte vlefshme për javën e 20-të të Superligës turke dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 65-të për t’i çuar shifrat në 2-0. Rashica luajti deri në minutën e 75-t për vendësit, kurse Ibrahim Dresheviq e luajti gjithë ndeshjen te skuadra mike.
Ndërkaq, lojtari i Kombëtares kuqezi, Frederik Veseli, ishte në stolin e rezervave te Karagymryku. Beshiktashi ka 35 pikë pas 20 javësh të luajtura dhe mban vendin e 4-t në renditje, kurse Karagumruku mbetet në kuotën e 20 pikëve, në gjysmën e poshtme të tabelës.