Dinamo / Trajneri Mehmeti: Na ndëshkoi vetëkënaqësia e lojtarëve tanë

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2024 11:15

ASNN – Keqardhje, por edhe reflektim i sinqertë edhe për ato që i mungojnë skuadrës, çka reflektohet edhe në rezultat. I tillë ka qenë reagimi i trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti, i cili theksoi se humbja 3-2 në derbi ndaj Tiranës erdhi vetëm si pasojë e vetëkënaqësisë së lojtarëve të tij kur kaluan në shifrat 2-0. “Normalisht që më vjen shumë keq, sepse që në momentin që ishim në 2-0, atëherë mendoj se aty filloi kthesa, – ka thënë ai fillimisht. – Vetëkënaqësia e lojtarëve dhe sidomos në linjat e qendrës së mesfushës kishim probleme.”

“Duhet ta kishim administruar shumë më mirë, me më shumë besim dhe të mos i jepnim iniciativë, pësuam gola shumë naiv, nga mosfanatizmi në zbatimin e detyrave, në gabime individuale, – ka vijuar Mehmeti. – Na mungon lojtari me përvojë, sidomos në linjën e mesfushës, që dinë të menaxhojnë mbajtjen e topit, vetëm Andoni është. Loran është i majtë dhe e kam përshtatur. Këto nuk janë justifikime, por të vjen keq se me gabime t’i japësh iniciativën kundërshtarit me faulle, mosvendosje e 11-metërsh, të vjen keq.”

“Kishim raste që të barazonim apo kalonim në epërsi, kemi nevojë emergjente që në mesfushë të kemi lojtarë me eksperiencë që bëjnë diferencën, – ka theksuar trajneri i Dinamos. – Po ta riluaja ndeshjen nuk do bëja ndryshe, nuk kishim ekuilibër në linjat e mesfushës, ishte vetëkënaqësia që treguan lojtarët me përvojë pas epërsisë 2-0. Duhet të kemi më shumë personalitet dhe siguri për lojtarët me përvojë, që të administrojnë lojën se duhej të ishim më shumë në ekuilibër, të ishim më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse.”

“Ta mbanim topin dhe sa të hapej Tirana, t’i kundërpërgjigjeshim siç vepruam në pjesën e parë. Ky është futbolli, të vjen keq, por më shumë bëmë një faull në linjat anësore, nuk vendosesh mirë në goditjet standarte, ky është futbolli”, – ka përfunduar trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh