Partizani / Shehi: Skuka ka nevojë për kohë dhe për ndihmën tonë

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2024 09:25

ASNN – Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, kërkon që sulmuesit të kthyer t’i jepet kohë. Xhuliano Skuka është rikthyer tek Partizani pas dy përvojave jashtë Shqipërisë, në Francë dhe në Slloveni. Dhe, duke besuar se sulmuesi do të integrohet shpejt në skuadër, trajneri i Partizanit, Orges Shehi, ka kërkuar që futbollistit t’i jepet koha dhe mbështetja e duhur, duke theksuar: “Skuka e njeh mirë mjedisin këtu, ka ndjenjë të mirë kolektiviteti me çunat, nuk mendoj se do kohë për përshtatje.”

“Ai vjen pas një periudhe që ka qenë pushim, ndaj i duhen pak ditë për të qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe për t’i marrë të gjithë cilësitë që ka, – ka vijuar Shehi. – Skuka është i gatshëm, është në grumbullimin e skuadrës por është një situatë ku ai ka nevojë për ndihmën tonë. Duhet të jemi pak të duruar e kujdesshëm se është lojtar me mjaft vlera, edhe kur u kthye është pjesë e rëndësishme për të arritur objektivat e duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket gjendjes së tij fizike.”

“Duhet që ai të gjejë gjendjen e tij fizike me minutazhin dhe kohën e duhur, pastaj të na ndihmojë ai me cilësitë që ka”, – ka shtuar trajneri i Partizanit, që më tej ka folur edhe për kontingjentin e lojtarëve. “E kam gjetur skuadrën me 3 qendërmbrojtës dhe shpresojmë të na kthehet Preka dhe bëhen 4, se Bytyçi do të mungojë për disa muaj, – ka thënë ai. – Kështu që me këto që kam gjetur, kam gjetur dëshirën, të rinj që kërkojnë të rriten.”

“Më e rëndësishme në futboll është dëshira dhe përkushtimi ndaj profesionit se po t’i kesh, është më e lehtë të përmirësohesh e rritesh, – ka theksuar kreu i stolit të të kuqve. – Duke u rritur gjithsecili nga pak, bëjmë atë gjënë e madhe pastaj që gjithësecili ka pjesën e vet të gjithë këtij ingranazhi që kërkon të lëvizë skuadrën Kemi të gjithë një qëllim për t’u rritur e përmirësuar dhe në fund fare të jemi të kënaqur me objektivin që arrijmë.”

Lidhur me pretendentët për 4-shen finale, por edhe për titullin “kampion”, trajneri i Partizanit, Orges Shehi, ka deklaruar: “Unë i shoh të gjithë në 4-she, edhe pse renditja të jep deri diku se cilat janë pretendente. Është edhe gjysma e kampionatit për t’u luajtur, por një skuadër që bën një seri fitoresh radhazi, nuk është çudi që të vijë pranë nesh. Nuk e di si do e interpretojnë skuadrat që janë në krye me lëvizjet që kanë bërë për të qenë më pas në 4-shen për herë të parë.

“Formula është që në fund fare shihen të mirat apo të këqijat, duhet të presim. Por duhet të jemi të përqendruar për të bërë më të mirën në 36 javë. Pastaj janë dy ndeshje që kërkojnë shumë freski, përqendrim dhe sidomos fatin pasi janë finale”, – ka përfunduar ai.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh