Gynter Shtajneri largohet nga “Haas”-i, e zëvendëson Ajao Komatsu

Share Button

AlbanianSport.com 10/01/2024 20:00

ASNN – Drejtuesi kryesor i skuadrës amerikane zëvendësohet nga 47-vjeçari Komatsu. Viti i shkuar ishte i vështirë për skuadrën e Gynter Shtajnerit, pasi “Haas”-i e mbylli në vendin e fundit, dy vende më poshtë sesa një sezon më herët. Dhe pas diskutimeve midis Shtajnerit dhe pronarit të skuadrës gjatë pushimeve dimërore, u vendos që drejtuesi i skuadrës të largohej nga detyra.

Gynther Shtajner është larguar nga detyra e Drejtuesit kryesor të skuadrës së “Haas”-it në Formula 1, për t’u zëvendësuar nga Drejtori Inxhinierik, Ajao Komatsu. Shtajneri e ka udhëhequr skuadrën amerikane që nga debutimi në Formula 1 në 2016-ën dhe italiani ishte drejtuesi i 3-të më jetëgjatë i një skuadre, pas Kristian Hornerit të “Red Bull”-it dhe Toto Volfit të “Mercedes”-it, por edhe një personazh i spikatur në botën e nivelit më të lartë të kampionatit botëror të automobilizmit.

Nën drejtimin e tij, skuadra arriti disa kulme, siç ishte fitimi i pikëve që në debutimin e saj në Australi në 2016-ën, një nisje nga vendi i parë, për herë të parë në Brazili vitin e shkuar, si dhe një vend i 5-të në renditjen e përgjithshme të skuadrave në Botërorin e 2018-ës. Por viti i shkuar ishte i vështirë për skuadrën e Shtajnerit, pasi “Haas”-i e mbylli në vendin e fundit, dy vende më poshtë sesa një sezon më herët, teksa vuajti për shndërruar ritmin e xhirove të provave zyrtare në pikë në ditën e garës.

Dhe pas diskutimeve midis Shtajnerit dhe pronarit të skuadrës, Xhin Haas gjatë pushimeve dimërore, u vendos që drejtuesi i skuadrës të largohej nga detyra. Zëvendësuesi i tij, 47-vjeçari Komatsu, ka punuar për skuadrën e “Haas”-it që nga debutimi i saj në Formula 1 në 2016-ën, duke e nisur si kryeinxhinier i garës dhe duke u ngjitur deri tek posti i Drejtorit Inxhinierik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh