(Video) Vllaznia / Kuqeblutë e Osmanit, stërvitje me ngarkesë të plotë në Ulqin

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2024 16:35

ASNN – Kuqeblutë e Osmanit, me nga dy seanca stërvitore, të dielën, miqësore në Laç. Që nga data 3 janar skuadra e Vllaznisë është zhvendosur në Ulqin dhe po punon me dy seanca në ditë, duke i kushtuar rëndësi si përgatitjes fizike, ashtu edhe asaj tekniko-taktike në fushën sportive të ekipit vendas të Otrantit. Të dielën, më 7 janar, duke nisur nga ora 13:30, shkodranët janë mysafirë në Stadiumin e Laçit, për t’u përballur me skuadrën vendase në një ndeshje miqësore.

Pas dy ditëve pushim për të festuar Vitin e Ri, futbollistët e Vllaznisë i janë rikthyer sërish procesit stërvitor dhe pasditen e dy janarit shkodranët  kanë zhvilluar seancën e parë për 2024-ën. Pas përfundimit të seancës së parë kuqeblutë nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani janë nisur drejt Ulqinit ku do të qëndrojnë deri në fund të kësaj jave, për të zhvilluar pjesën intensive të përgatitjeve për gjysmën e dytë të sezonit. Që nga data 3 janar skuadra po punon me dy seanca në ditë, duke i kushtuar rëndësi si përgatitjes fizike, ashtu edhe asaj tekniko- taktike në fushën sportive të ekipit vendas të Otrantit.

Sipas burimeve pranë kuqebluve, mësohet se deri tani gjithçka po shkon ashtu si duhet në përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit. Shpresohet që Vllanzia ta nisë pjesën e  dytë të sezonit, pikërisht ashtu siç mbylli të parën, ku fundi i dhjetorit ishte pozitiv për kuqeblutë. Përveç trajnerit Osmani, i angazhuar në procesin stërvitor është edhe drejtori Tefik Osmani.

Ndërkohë, drejtuesit janë vënë në lëvizje për të përforcuar ekipin në postet ku kanë më shumë nevojë, duke ditur se gjatë fundit të vitit kanë pasur edhe disa largime, Çeshmedjiev, Dodev dhe Dragoshi, si dhe pritet edhe “divorci” me Asanin. Trajneri Osmani e ka bërë të qartë prej javësh se Vllaznia ka nevojë për përforcime në janar. Ndërkaq, të dielën, më 7 janar, duke nisur nga ora 13:30, shkodranët janë mysafirë në Stadiumin e Laçit, për t’u përballur me skuadrën vendase në një ndeshje miqësore.

https://www.facebook.com/reel/865124721964606

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh