AlbanianSport.com 02/01/2024 19:25
ASNN – Në prag të përballjes së të mërkurës me Realin e Madridit, Majorka ka marrë një lajm të keq. Mediat spanjolle raportojnë se 29-vjeçari Vedat Muriqi nuk ndihet ende i gatshëm për t’u rikthyer nga dëmtimi. Madje, ato shtojnë se lojtari i Përfaqësueses së Kosovës mund ta humbasë edhe krejt muajin janar. Vedat Muriqit i është ndërlikuar disi situata, pasi mund të mungojë gjatë gjithë muajit janar.
Ylli i futbollit të Kosovës pritej të rikthehej javën e ardhshme në fushën e blertë, pas dëmtimit që e la jashtë fushës së blertë për plot dy muaj. Mirëpo, rikthimi i sulmuesut të njohur ndryshe me noftën “Pirati”, që pritej të ndodhte më 13 janar kundër Celta Vigos duket se do të mbetet vetëm dëshirë. Mediat spanjolle raportojnë se 29-vjeçari nuk ndihet ende i gatshëm për t’u rikthyer.
Madje, ato shtojnë se lojtari i Përfaqësueses së Kosovës mund ta humbasë edhe krejt muajin janar. Edhe trajneri Havier Aguirre e konfirmoi një lajm të tillë në konferencën për shtyp para ndeshjes së të mërkurës me Realin e Madridit. “Nuk besoj se do ta kemi në dispozicion Muriqit gjatë janarit”, deklaroi ai. Futbopllistit nga Prizreni iu bënë testet së fundmi dhe ato konfirmuan se dëmtimi i pulpës, i pësuar më 12 nëntor në ndeshjen Kosovë-Izrael, nuk është kaluar në mënyrë të kënaqshme.
Fillimisht parashikohej që Muriqi do të mungonte vetëm 4 deri në 6 javë, por tanimë po rezulton që tërheqja muskulore në stadiumin “Fadil Vokrri” mund ta lë ish-futbollistin e Rizersporit, Fenerbahçes dhe Lacios për gati 3 muaj jashtë fushave të futbollit. Muriqi është lojtari më i rëndësishëm i Majorkës në 3 sezonet e fundit dhe mungesa e tij është e dukshme tek ekipi ishullor.