AlbanianSport.com 18/11/2022 18:35
ASNN – Trajneri Berezovksi vlerëson Kombëtaren kuqezi, e sheh ndryshe nga Kosova. Në prag të ndeshjes miqësore kundërs Shqipërisë në Stadiumin “Arena Kombëtare”, në konferencën për shtyp kanë dalë trajneri i përfaqësueses së Armenisë, Roman Berezovski dhe futbollisti Hovan Biçakhçian. “Besoj se të gjithë ata që e panë ndeshjen tonë me Kosovën e kanë vërejtur që diçka ka ndryshuar në lojën tonë, sepse po e mbajmë edhe më tepër topin dhe po ushtrojmë më tepër trysni ndaj kundërshtarit”, – ka thënë fillimisht Berezvoski, i cili më pas ka folur edhe për përfaqësuesen kuqezi.
“Është e pamundur në futbollin bashkëkohor të mos e ndjekësh dhe studiosh lojën e kundërshtarit me të cilin do të ndeshesh dhe sigurisht që e kemi ndjekur dhe, duke patur parasysh atë që pamë në atë ndeshje, kemi përgatitur edhe takimin e së shtunës”, – ka thënë trajneri armen. “Natyrisht, nuk dëshirojmë të zbulojmë skemat tona, por, nëse Italia luajti duke bërë presing lart ndaj një Shqipërie agresive, ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë të shtunën”, – ka përfunduar ai. Ndërkaq, i pranishëm në konferencën për shtyp me trajnerin ka qenë edhe futbollisti Hovhanes Biçakhçian, i cili analizoi edhe ndeshjen e para 3 ditëve me Kosovën.
“Trajneri nuk na kërkoi të luanim me kundërsulm dhe nuk mendoj se u mbështetëm vetëm tek kundërsulmi”, – ka thënë ai fillimisht. “Kishte pjesë të lojës që ne u përpoqëm ta mbajmë lojën nën kontroll duke e zotëruar topin, por kishte edhe pjesë ku e shfrytëzuam me sukses kundërsulmin. Duke qenë se të shtunën luajmë me një kundërshtar edhe më të fortë, si është Shqipëria, do të na duhet të përshtatemi dhe të ndryshojmë stilin e lojës sonë, por do të shohim”, – ka përfunduar Biçakhçiani.