AlbanianSport.com 17/11/2022 16:10
ASNN – Shqipëria e Nën-15-vjeçareve në futboll për vajza luajti këtë të enjte sfidën e fundit kundër Estonisë, e vlefshme për turneun “UEFA Development” për këtë grupmoshë, që u zhvillua në Shqipëri nga data 12, deri më 17 nëntor. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 0-3 në këtë ndeshje të 3-të dhe të fundit të këtij turneu zhvillimor për këtë grupmoshë.
Sipas rregullores së UEFA-s, në sfidat e vlefshme për këtë turne, të gjitha vajzat e grumbulluara duhet të aktivizohen dhe të luajnë disa minuta, e për këtë arsye, në formacionin titullar kuqezi pati një rotacion. Trajneri Krepi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lusia Krraba, Imelda Ara, Adile Sharka, Albina Tashi, Gelda Kadiolli, Orgesa Reci, Klausia Murataj, Selena Mica, Besarda Guri, Erina Bajramaj dhe Besmira Fezollari.
Pjesa e parë e lojës nuk ishte në favorin e vajzave kuqezi, të cilat pësuan gjashtë gola. Ndërkaq, në gjysmën e dytë të lojës, trajneri Krepi bëri disa zëvendësime në skuadrën e tij. Estonezet realizojnë edhe golin e 7-të, duke vulosur rezultatin në 7-0. Pavarsisht rezultatit final, vlen të theksohet se ky ishte një turne shumë i vlefshëm për Kombëtaren shqiptare të Nën-15-vjeçareve për vajza, që është një ekip i krijuar rishtazi.
Turneu u zhvillua në datat 12, 14 dhe 17 nëntor në Shqipëri dhe të gjitha ndeshjet u zhvilluan në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Kombëtarja shqiptare arriti të sigurojë një fitore kundër Andorrës dhe pësoi dy humbje, përballë Greqisë dhe Estonisë.