AlbanianSport.com 17/11/2022 14:40
ASNN – Shqipëria është përballur me Italinë në një miqësore luksi të mërkurën, teksa është mundur me shifrat 1-3, edhe pse kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi dhe bënë një lojë të mirë.
Pas ndeshjes, kanë folur për mediat shqiptare një numër futbollistësh që u aktivizuan në këtë miqësore dhe, duke klikuar në videot e mëposhtme, keni mundësi të dëgjoni deklaratat e disa prej tyre.
Futbollistët kuqezi që kanë folur janë kapiteni Etrit Berisha, mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili shënoi edhe golin e vetëm kuqezi me një goditje në kokë në pjesën e parë, mesfushori Kristjan Asllani, por edhe sulmuesit Myrto Uzuni dhe Xhulio Skuka.