AlbanianSport.com 15/11/2022 16:45
ASNN – Trofeu i Botërorit ka mbërritur në Katar pas një udhëtimi 6-mujor nëpër botë. Ai është vendosur tashmë në Doha në pritje të fituesit të Botërorit. Trofeu kushton 20 milion dollarë dhe është krijuar me flori 18 karatësh. Prej 50 vitesh ai prodhohet në një fabrikë në Milano. Kështu, trofeu i çmuar dhe më i lakmuar nga ata që adhurojnë sportin popullor të “topkëmbës”, ka mbërritur në Katar. Pas një turneu 6-mujor ai ka mbërritur në Doha.
Trofeu bëri një udhëtim të gjatë dhe u vendos në sheshet kryesore të shumë kryeqyteteve në botë, midis tyre edhe në Tiranë. “Ne do të shohim një botëror të bukur me ndeshje tepër konkurruese, ku si gjithmonë protragonistë do të jenë futollistët me përvojë por edhe ku do të spikasin talente të reja”, – ka thënë ish-futbollisti i përfaqësueses franceze, Marsel Desai për Botërorin në Katar. Por cila është historia e trofeut të Kampionatit Botëror?
Në fillim, në Botërorët e parë, trofeu kushtonte 50 mijë dollarë, ndërsa tani ai vlerësohet në rreth 20 milionë dollarë. I bërë prej floriri 18 karatësh, trofeu është pak më pak se 37 cm i gjatë dhe peshon pak më shumë se 6 kg. Ai përshkruan dy figura njerëzore që mbajnë një glob lart. Edhe pse përfaqësuesja italiane e futbollit nuk u kualifikua në botërorin e Katarit, ajo do të përfaqësohet atje nga një familje italiane, e cila prej 50 vitesh prodhon në fabrikën e saj trofeun e botërorit.
Silvio Gaxaniga, një artist në Milano, skaliti trofeun e famshëm në vitin 1971, pasi Brazilit iu lejua të mbante trofeun e mëparshëm, duke qenë se e fitoi Botërorin tre herë. Është emëruar Trofeu “Zhyl Rime”, për nder të presidentit të 3-të të FIFA-s, i cili ishte pionier i Kampionatit të parë Botëror. Biznesi familjar artizanal për të cilin punon Gaxaniga ka ende të drejtat për të bërë trofeun ikonë të futbollit në planet.