(Video) Kombëtarja / Nisin përgatitjet për Italinë, seanca e parë, e gjymtuar

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2022 09:25

ASNN – Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e parë në Durrës, mungojnë 10 nga 27 të thirrurit. Kombëtarja shqiptare ka nisur të hënën përgatitjet për miqësoren e luksit me Italinë, që do të luhet të mërkurën, më 16 nëntor, në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Në fakt, në seancën e parë stërvitore, të zhvilluar pasdite në kampin stërvitor të kuqezinjve në Durrës, kanë qenë të pranishëm vetëm 17 nga 27 lojtarët e thirrur për këtë miqësore nga trajneri Edoardo Reja, teksa 10 prej tyre kanë munguar.

Bëhet fjalë për Keidi Baren, Elseid Hysajn, Marsh Kumbullën, Myrto Uzunin, Ivan Balliun, Berat Gjimshitin, Arbnor Muçollin, Andi Hadrojin, Eneo Bitrin dhe Qazim Laçin, që për shkak të impenjimeve me skuadrat përkatëse nuk kanë mund të jenë të pranishëm në këtë seancë të parë stërvitore. Sipas burimeve në kampin kuqezi, të 17 lojtarët kanë bërë një stërvitje të lehtë, me Armando Brojën diçka më pak, sepse ka patur një shqetësim të vogël muskulor dhe është synuar shmangia e sforcimeve.

E njëjta gjë vlen edhe për Kristal Abazajn, ndërsa pritet një përgjigje nga klubi i Atalantës edhe për Gjimshitin, por edhe nga Rajo Vajekano për Ivan Balliun, nëse të dy do të marrin dritën jeshile për t’iu bashkuar Kombëtares, teksa të dy kanë patur probleme fizike. Në fakt, të 10 lojtarët që munguan në seancën e parë, pritet të jetë të gjithë në apel të martën për seancën e dytë, që do të jetë edhe e fundit për Kombëtaren në prag të përballjes së të mërkurës në mbrëmje me Italinë.

Kjo do të jetë miqësorja e dytë e muajit nëntor nga 3 të programuara, teksa më herët Shqipëria u mund minimalisht në Spanjë përballë përfaqësueses së vendit organizator të Botërorit, Katarit, ndërsa, pasi Italisë, kuqezinjtë luajnë edhe ndaj Armenisë, më 19 nëntor, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh