AlbanianSport.com 17/09/2022 14:45
ASNN – Trajnerët e Skënderbeut dhe presidenti i Vllaznisë flasin në prag të sezonit. Ky sezon i ri i volejbollit shqiptar nis në javën e fundit të shtatorit me Kupën e Federatës, për të vijuar më pas me kampionatin. Dhe ndërkohë që për Skënderbeun “kampion” në fuqi gjithçka nis nga e para nën drejtimin e trajnerit Orlando Koja, për Tiranën e homologes Amarilda Prenga-Sijoni synimi është trofeu.
Por një kandidate për të sfiduar dy finalistet e vjetshme është edhe Vllaznia. Volejbolli shqiptar është në prag të sezonit të ri, duke synuar të ndërtojë mbi atë sezon të shkuar, që për presidentin e Vllaznisë së femrave, Florian Zekja, ishte i një niveli të lartë. Megjithatë, si trajnerët e Skënderbeut dhe Tiranës, ashtu edhe presidenti i Vllaznisë presin një betejë të fortë për titull.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: