AlbanianSport.com 17/09/2022 12:05
ASNN – Zgjedh rrugën e gjatë për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II. Ish-futbollisti i njohur, Dejvid Bekham, nuk ka preferuar një trajtim të veçantë, por ka zgjedhur të bëhet pjesë e një vargani të gjatë prej mbi 5 miljesh, të formuar nga britanikë të zakonshëm që kishin zgjedhur t’i bënin homazhe Mbretëreshës së tyre. Edhe pse janë dashur plot 13 orë për të mbërritur tek arkmorti i Mbretëreshës, ish-futbollisti i njohur ka pritur me durim deri në fund, duke habitur shumëkënd.
Dejvid Bekham dhe bashkëshortja e tij, Viktoria, njihen si miq të familjes mbretërore dhe ish-futbollisti i njohur i ka bërë të premten homazhet e tij Mbretëreshës Elizabeth II. Por ajo që u ka bërë njerëzve dhe mediave ka qenë padyshim fakti se 47-vjeçari, i ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku kalon edhe shumicën e kohës, nuk ka preferuar një trajtim të veçantë.
Përkundrazi, ai ka zgjedhur të bëhet pjesë e një vargani të gjatë prej mbi 5 miljesh, të formuar nga britanikë të zakonshëm që kishin zgjedhur t’i bënin homazhe Mbretëreshës së tyre. Edhe pse janë dashur plot 13 orë për të mbërritur tek arkmorti i Mbretëreshës, ish-futbollisti i njohur ka pritur me durim deri në fund, duke habitur shumëkënd.
Natyrisht, duke patur parasysh profilin e tij, Bekhamit i është dashur që, për një pjesë të mirë të pritjes dhe të ecjes drejt homazheve, të bëjë foto me admiruesit e tij apo edhe me forcat e rendit.