AlbanianSport.com 17/09/2022 10:45
ASNN – Përfaqësuesit e Superligës për femra dhe meshkuj, mbledhje në Tiranë për problematikat. Federata Shqiptare e Volejbollit ka organizuar një takim me përfaqësuesit, drejtues apo trajnerë, të ekipeve pjesëmarrës në nivelin më të lartë të Kampionat Kombëtar, Superligës. Duke përshëndetur këtë takim, Presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi u ka uruar një sezon të mbarë të gjitha ekipeve, duke shprehur besimin e tij për një rritje të nivelit të lojës, por edhe për një ngritje të mëtejshme të profesionalizmit sa u përket aspekteve organizative.
Rrjeta shqiptare bëhet gati të ngrejë siparin e sezonit të ri, që nis në javën e fundit të shtatorit me Kupën e Federatës, për të vijuar më pas me Superligën e Kampionatit Kombëtar të Volejtboll për Femra dhe meshkuj dhe me nivelet e tjera. Për këtë qëllim, Federata Shqiptare e Volejbollit ka organizuar një takim me përfaqësuesit, drejtues apo trajnerë, të ekipeve pjesëmarrës në nivelin më të lartë të Kampionat Kombëtar. Duke përshëndetur këtë takim, Presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi u ka uruar një sezon të mbarë të gjitha ekipeve.
Ndërsa, më pas, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Albens Vokopola, ka shpjeguar edhe teknikalitetet, si sa i përket organizimit të ndeshjeve, reklamave, transmetimit të drejtpërdrejtë në TV apo nëpërmjet rrjeteve sociale, federimet e lojtarëve e të tjera. Për Zv/Presidentin e FSHV-së, Dashamir Brari, sezoni i ri pritet të jetë një vazhdim i një vere të suksesshme të volejbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.Kurse gjyqtari ndërkombëtar dhe anëtari i komisionit të garave, Endri Zguri, ka sqaruar edhe risitë e sezonit të ri sa u përket rregulloreve.
Takimi ka vijuar më pas me diskutime për çështje të ndryshme që shqetësojnë komunitetin e volejbollit si dhe propozime për zgjidhjen e tyre.