AlbanianSport.com 25/07/2022 18:55
ASNN – Piloti i ri i “Ferrari”-t analizon aksidentin e së dielës në Francë, pranon fajin. Çmimi i Madh i Francës në Formula 1, që u zhvillua të dielën, pa Shark Lëklerkun të kryesojë të shkëputur, por u tërhoq nga gara në xhiron e 18-të, pas përplasjes me murin rrethues të pistës. Duke folur pas garës, Lëklerk ka deklaruar se aksidenti ishte gabimi i tij, duke vijuar të pranojë se shpresat e tij për titull tanimë janë kompromentuar.
Kampioni në fuqi i botës, Maks Verstapeni, korri fitore në Çmimin e Madh të Francës të dielën duke e thelluar edhe më tepër kryesimin në renditjen e përgjithshme të pilotëve kundrejt ndjekësit më të afërt dhe rivalit të tij, Shark Lëklerkut. Në fakt, kjo ishte një fitore e dhuruar nga piloti i ri nga Montekarlo, i cili u nis nga vendi i parë me “Ferrari”-n e tij dhe, teksa po kryesonte i pashqetësuar, pasi Verstapeni kishte mbetur prapa pasi pati ndaluar për të ndërruar gomat, ai doli nga pista dhe u përplas me murin rrethues të pistës, duke e mbyllur garën e tij në xhiron e 17-të.
Dhe Lëklerku ka deklaruar se aksidenti ishte gabimi i tij, duke vijuar të pranojë se shpresat e tij për titull tanimë janë kompromentuar. “Jo, nuk ishte avari mekanike ose, të paktën, nuk e di çfarë ishte, – ka thënë ai, duke vijuar: “Por nuk duket se ishte avari, por thjesht një gabim. Siugurisht që është shumë zhgënjyese, sepse e ndjej që, që nga fillimi i këtij sezoni, po pilotoj në nivelin më të lartë të karrierës sime, por nuk ka kuptim, që ta bëjë këtë kur bëj të tilla gabime.”
Maks Verstapen kryeson tashmë në kuotën e 233 pikëve, 63 pikë më tepër sesa Lëklerk dhe 70 më tepër sesa Peres, dhe piloti i ri i “Ferrari”-t i ka të qarta edhe pikët që ka humbur, teksa thotë: “Mendoj se janë gjithsej 32 pikë që unë i kam deri më tani, prej të cilave 25 vetëm sot, sepse mendoj se përndryshe do të fitonim, pasi ishim shumë të shpejtë. Janë edhe 7 pikë të humbura në Imola dhe kështu që, në fund të sezonit, kur të bëhem llogaritë dhe të më mungojnë 32 pikë, unë do ta di se ku i kam humbur dhe pse nuk e meritova titullin “kampion”.”
“Por, për këtë gjysmë të dytë të sezonit, unë duhet të jem në kulmin e paraqitjes sime, nëse synoj të shpallem “kampion bote”. Lëklerk pohoi se makina nuk dha asnjë sinjal për avari, por edhe gjithë fundjava ka qenë në vetvete një sfidë për të baraspeshuar gjërat dhe se temperaturat e larta e bënë gjithçka më të vështirë sa i përkeq ruajtjes së qëndrueshmërisë nga xhiroja në xhiro. I pyetur së fundi se çfarë mendonte për momentin sa u përket shpresave për titull, Lëklerk tha: “Unë do të besoj deri në fund dhe do t’i bëjmë në fund llogaritë, por, tani për tani, nuk duket edhe aq premtuese”.