AlbanianSport.com 22/07/2022 21:25
ASNN – Mediat i bëjnë jehonë fjalë të trajnerit Savinov pas ndeshjes me kurbinasit. Kanë qenë përgjithësisht të zhgënjyer mediat moldave me barazimin pa gola që skuadra vendase e Petrokubit, që nuk shkoi dot më larg se një barazim me rrjeta të paprekura në fushën e vet përballë Laçit, që ka luajtur për diçka më tepër se një orë me 10 lojtarë. Ato janë përqendruar tek deklaratat e trajnerin e Aleksej Savinov, i cili ka vajtuar mungesën e fati përballë skuadrës shqiptare.
“Mendoj se na mungonin shumë faktorë, – ka thënë ai për mediat vendase. – Se pari nuk kishim fat para portës, pasi kundërshtari hiqte topin nga porta bosh. Ishin disa momente të mira ku duhej të kishim shënuar, mendoj se mund të shënonim 2-3 gola. Por ka një problem tjetër se kur kundërshtari mbeti në inferioritet numerik, ai bllokoi qendrën dhe duhej të përdornim krahët. Ia kërkuam lojtarëve në pjesën e dytë, duke luajtur me tre sulmues. Kur ia dolëm, krijuam raste të rrezikshme.”
“Por në qendër ishte e vështirë, kundërshtari bllokoi çdo rrugë drejt portës”, – shtoi ai. Duke theksuar kështu se ekipi i tij mund të fitonte pastër sfidën, por kishte shpërdoruar shumë, Savinovi e ka hedhur tashmë vështrimin tek sfida e kthimit. “Duke parë mënyrën si shkoi ndeshja, nuk jemi të kënaqur me rezultatin”, – ka thënë ai, duke vijuar: “Diku nuk kishte zgjedhje të lumtura, diku nuk kishte aftësi. Por ne nuk heqim dorë. Mendoj se është nëj kundërshtar i barabartë me ne.”
“Edhe kur ishim në numra të barabartë, në fushë kishte barazi. Tani gjëja më e rëndësishme është të rikuperojmë, të nxjerrim mësime dhe të përgatitemi për ndeshjen pasi do të shkojmë në Shqipëri”, – ka përfunduar trajneri i skuadrës moldave. Laçi ka marrë të enjten një barazim të bardhë në fushë të huaj në takimin e parë, duke e lënë çështjen e kualifikimit që të vendoset pas një jave në ndeshjen e kthimit në fushën e vjet.