AlbanianSport.com 21/07/2022 22:25
ASNN – Në prag të pjesëmarrjes në Evropian, kombëtarja shqiptare e Nën-18-vjeçareve në basketboll për femra ka zhvilluar dy miqësore me Maqedoninë e Veriut. Këto ndeshje i kanë shërbyer trajneres Elona Hasanaj për të parë gjendjen e lojtareve para nisjes për në Andorra ku do të luhen ndeshjet eliminatore.
Kështu, Kombëtarja shqiptare e Nën-18-vjeçareve në basketboll për femra ka zhvillur dy ndeshje miqësore me bashkëmoshataret e Maqedonisë së Veriut. Të dyja ndeshjet u zhvilluan në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë. Prej disa ditësh ekipi kombëtar i Nën-18-vjeçareve kuqezi është grumbulluar në Vlorë.
Aty ki po kryen seancat stërvitore nën drejtimin e trajneres, Elona Hasanaj, e cila sapo u shapll kampione e vendit me ekipin e Flamurtarit. Skuadra po përgatitet për pjesëmarrjen në Evropianin e Nën-18-vjeçareve dhe të dielën do të niset drejt Andorrës.
Gjatë dy miqësoreve me Maqedoninë e Veriut, trajnerja Hasanaj ka parë më mirë gjendjen e skuadres ne prag te nisjes se ndeshjeve per Kampionatin Evropian për femra, per moshën deri në 18 vjeç. Qëllimi i vajzave dhe trajneres Elona Hasanaj, është që Shqipëria të bëjë një paraqitje sa më cilësore në Evropian, eliminatoret e të cilit do të zhvillohen në Andorra.