AlbanianSport.com 14.12.2014 07:55
ASNN – Grupi A i Kategorisë së Parë vazhdon të kryesohet nga Lushnja, e cila ka kapërcyer të shtunën pësimin e dy golave në pjesën e parë, duke mposhtur në shtëpi Bylisin me rezultatin 3-2.
Trajneri i lushnjarëve, Artan Bano, e ka quajtur këtë një fitore karakteri, ndërsa homologu i tij ballshiot, Roland Nenaj, ia ka atribuuar humbjen gjykimit.
Lushnja ka kapërcyer të shtunën pësimin e dy golave në pjesën e parë, duke shënuar 3 në të dytën dhe duke mposhtur në shtëpi Bylisin me rezultatin 3-2.
Ky rezultat u ka mundësuar lushnjarëve të ruajnë kreun e renditjes së grupit A të Kategorisë së Parë, me 17 pikë, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 7-të, me 11 pikë.