AlbanianSport.com 20/07/2022 21:55
ASNN – I rikthyer në fushë pas një muaji pushim të detyruar, pasi nuk u lejua të luajë në turneun e njohur të “Uimbëlldon”-it, tenisti rus Andrej Rublev, numri 7 në botë, ka bërë një deklaratën të papritur. Nga Hamburgu në Gjermani, ai u shpreh se mund të ndryshojë nënshtetësi duke parë se Rusia është përjashtuar nga të gjitha sportet sportive si pasojë e luftës në Ukrainë.
Që prej shkurtit ai luan si tenist neutral, ndërsa në “Uimbëlldon” nuk u lejua të luajë. “Ky sport është e gjithë jeta ime, i jam dedikuar 100% dhe tani nuk më lejojnë të luajë, – ka thënë ai për mediat gjermane. – Ne kemi ofruar zgjidhje për të na ndihmuar që të luajmë, siç ishte ideja që në lojën dyshe apo atë mikse të kemi në krah një tenist nga Ukraina.”
“Ne mund të përcjellim mesazhe pozitive nga fusha e lojës, – vijoi 24-vjeçari. – Për të luajtur në turneun e “Uimbëlldon”-it kisha vetëm një alternavitë, të ndryshoja kombësi. Shumë tenistë e kanë bërë këtë gjë, ndoshta në të ardhmen e bëj edhe unë nëse situata nuk ndryshon. Dua të luaj në Olimpiadë, por s’më lejojnë”, – ka përfunduar tenisti rus, Andrej Rublev.