AlbanianSport.com 19/07/2022 23:15
ASNN – Javë më parë, në qytetin e Lezhës u organizua trajnimi i parë teoriko-praktik i Projektit “Volejbolli në Shkolla”, në të cilin merrnin pjesë mësues të edukimit fizik të profilit volejboll nga Qarku i Lezhës, përfshi Mirditën, dhe ai i Shkodrës. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) përbëhej nga Konalsi Gjokaj, Gential Alitaj, Arian Shehu, të cilët, në ditët në vijim janë marrë me trajnimin mbi programin e mësimdhënies për moshat e reja që përfshin ky projekt.
Kështu, sot në qytetin e Gjirokastrës u organizua trajnimi i 5-të teoriko-praktik i Projektit “Ekipet Sportive 2022”, në të cilin merrnin pjesë mësues të edukimit fizik të profilit volejboll nga Gjirokastra, Përmeti, Këlcyra, Memaliaj, Tepelenë, Sarandë dhe Konispol. Federata I pranishëm në këtë seminar ishte dhe kryekoordinatori Bledar Doçi, i cili përfaqësonte Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar.
Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka përshtatur një program që do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë mesuesit e volejbollit për këto nivele që projekti perfshin. Ky eshte seminari i 5-të tekniko-taktik i organizimit të lojës së volejbollit, në vijim të seminareve në të gjitha qarqet dhe qytetet e Shqipërisë