AlbanianSport.com 18/07/2022 17:10
ASNN – Tirana, Laçi dhe Vllaznia, me kundërshtarë të vështirë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kjo mesjavë evropiane e 3 skuadrave shqiptare pritet të jetë e vështirë, teksa gara në veprimtaritë kontinentale, ashtu sikundër edhe moti, pritet të bëhet edhe më e nxehtë. Vllaznia, Laçi dhe Tirana janë skuadrat që kanë mbetur të mbajnë lart flamurin e Shqipërisë në arenën evropiane, e më konkretisht, në veprimtarinë e 3-të të klubeve të kontinentit, Ligën e Konferencës.
Vllaznia, Laçi dhe Tirana janë skuadrat që kanë mbetur të mbajnë lart flamurin e Shqipërisë në arenën evropiane, e më konkretisht, në veprimtarinë e 3-të të klubeve të kontinentit, Ligën e Konferencës. E para do të zbresë në fushën e blertë të martën në mbrëmje është Tirana, e cila, pas eliminimit pa lavdi nga turi i parë eliminator i Ligës së Kampioneve përballë modestëve të Dudelonzhit nga Luksemburgu, do të kërkojë të rregullojë diçka përballë boshnjakëve të Zrinjskit të Mostarit.
Edhe kjo e fundit, ashtu sikundër 26 herë “kampionia” e Shqipërisë, kërkon ngushëllim pas eliminimit gjithashtu nga turi i parë i Ligës së Kampioneve përballë Sherifit të Tiraspolit. Por ndërkohë që bardheblutë shënuan vetëm një gol, duke pësuar plot 3 në 180 minuta përballë luksemburgasve, boshnjakët luftuan dhëmb për dhëmb ndaj moldavëve, duke u ndarë me rrjeta të paprekura në ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe duke u mundur vetëm me një autogol të pafat në ndeshjen e kthimit.
Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën për skuadrën e trajnerit Orges Shehi, që e luan të martën takimin e parë në kryeqytetin shqiptar, për të udhëtuar një javë më pas drejt Bosnjë-Hercegovinës. Ndërkaq, Laçi do të udhëtojë me moral të lartë drejt Moldavisë për t’u ndeshur të enjten në mbrëmje në takimin e parë me Petrokubin, pasi ka eliminuar në turin e parë malazezët e Iskrës së Danilovgradit, në të atë që pritet një duel të barabartësh.
Kjo sepse edhe moldavët eliminuan me një gol të vetëm maltezët e Florianës, ndërsa sezonin e shkuar e mbyllën me petkun e nënkampiones, duke qenë deri në fund e vetmja sfidante e kampiones eventuale, Zimbrusë së Kishinjevit. Dhe, së fundmi po të enjten në mbrëmje debuton në Ligën e Konferencës edhe Vllaznia, e cila, si fituese e Kupës së Shqipërisë, ka privilegjin ta nisë nga turi i dytë eliminator, aty ku ka përballë do të ketë Universitatean e Krajovës, e cila, ndryshe nga shkodranët, e ka nisur tanimë sezonin në kampionatin rumun.
Në fakt, nuk ka qenë një nisje edhe aq mbarë, pasi skuadra që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 3-të të renditjes, pasi Kluzhit “kampion” dhe nënkampiones, Steauasë së Bukureshit, shkoi dëm një epërsi në dyfishtë në pjesën e parë, duke u detyruar të kënaqet me një barazim 2-2 në fushën e vet përballë Sepsit. Me pak fjalë, kjo mesjavë evropiane e 3 skuadrave shqiptare pritet të jetë e vështirë, teksa gara në veprimtaritë kontinentale, ashtu sikundër edhe moti, pritet të bëhet edhe më e nxehtë.