AlbanianSport.com 04/04/2022 20:10
ASNN – Java e 27-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit është mbyllur të hënën me dy takimet e fundit, teksa Partizani është përballur në Stadiumin “Elbasan Arena” me Laçin, ndërsa në Shkodër, Vllaznia ka pritur Kastriotin.
Në Elbasan, Partizani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi, falë golit të Bitrit në minutën e 10-të. Laçi do të barazojë shifrat menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, kur Adeleke do të shfrytëzojë më së miri pasimin e Ujkës, duke çuar shifrat në 1-1, në minutën e 59-të.
Por, Partizani do të rikthehet në epërsi, pasi 11-metërshi i fituar me zgjuarsi nga Skuka, do të shndërrohet në gol me qetësi nga vetë ai. Gjysmëora e mbetur e lojës nuk do të sjellë gola të tjetër dhe Partizani mposht Laçin 2-1, duke lëkundur edhe stolin e trajnerit Mirel Josa tek kurbinasit.