(Video) Futboll – Femra / Hyska: Mund të synojmë shumë me Nën-19-vjeçaret

Share Button

AlbanianSport.com 04/04/2022 18:40

ASNN – Portierja Antigoni Hyska është optimiste për rezultatet që mund të arrijë kjo skuadër, teksa vlerëson edhe prurjet e reja në Kombëtaren e Nën-19-vjeçareve në futboll për femra. Sa i përket synimeve personale, ajo shpreson që një ditë të arrijë të luajë në një kampionat të huaj me një skuadër të rëndësishme. “Jam shumë e lumtur që marr përsëri ftesë nga Kombëtarja duke parë që kemi bërë një punë shumë të madhe edhe në skuadrat tona, – ka thënë ajo fillimisht. – Ndjej kënaqësi që do të përfaqësoj përsëri Shqipërinë.”

“Gjendja e skuadrës është shumë e mirë duke parë që jemi stërvitur shumë mirë këto ditë, – ka vijuar futbollistja e re. – Jemi optimiste që këto eliminatore do të na shkojnë ashtu siç ne dëshirojmë. Gjithashtu, prurjet e reja në skuadër janë shumë të mira sepse na ndihmojnë si skuadër. Në këto ndeshje që kemi përpara kemi si objektiv të fitojmë të treja ndeshjet dhe besoj se me këtë grup që kemi, me lojtare me aftësi shumë të mira, do të arrijmë t’i ftojmë të treja ndeshjet, duke u kthyer fitimtare në Shqipëri.

“Objektivat personalë? Ëndrra ime që të luajë jashtë në një skuadër të rëndësishme europiane për të arritur sa më larg, duke parë që po stërvitem mirë në skuadrën time, por edhe të jem në skuadrën e parë duke përfaqësuar Shqipërinë”, – ka përfunduar Hyska. Ekipi kuqezi ishte grumbulluar prej disa ditësh në Durrës, ndërsa sot është nisur drejt Turqisë, për të zhvilluar ndeshjet atje ndeshjet e grupit të saj në kuadër të grupmoshës së Nën-19-vjeçareve.

Grupin e saj në fazën e dytë, Shqipëria e nis më 5 prill me ndeshjen e parë, atë ndaj Izraelit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ajo ndaj Qipros më 8 prill 2022. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të jetë ajo ndaj vendaseve të Turqisë, më 11 prill 2022. Shqipëria është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A, për të garuar në Eliminatoret e radhës të Evropianit të ardhshëm.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh