AlbanianSport.com 13.12.2014 16:50
Grupi A i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit i ka luajtur sot 3 nga 5 ndeshjet e javës së tij të 10-të, ndërsa dy takimete tjera, Ada e Velipojës-Iliria e Fushë-Krujës dhe Veleçiku-Kamza, luhen të dielën, përkatësisht në Pukë dhe në Tiranë, në Stadiumi “Selman Stërmasi”.
Mamurrasi ka mposhtur pastër Kastriotin 2-0 falë një dygolëshi të Fonsekës, që është ngjitur në kuotën e 6 golave, si golashënuesi më i mirë i këtij grupi të Kategorisë së Parë. Ndërkohe, Besa është dorëzuar në Pukë përballë Tërbunit vendas, ku mundet me rezultatin 2-1.
Kurse Besëlidhja zyrtarisht në krizë. Lezhjanët pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat. Pas disfatës së parë në fushën e vet një javë më parë, ku u mposht nga Mamurrasi, ekipi i drejtuar nga Sinan Bardhi është thyer edhe sot në Burrel 2-1. Janë dy humbje të njëpasnjëshme të lezhjanëve, të cilat duket se mund t’u kushtojnë të gjithë sezonin.
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 10-të
(13-14 dhjetor 2014)
Të shtunën:
Mamurrasi – Kastrioti 2-0
Burreli – Besëlidhja 2-1
Tërbuni – Besa 2-1
Të dielën:
Ada Velipojë – Iliria Fushë-Krujë (13:00)
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
Veleçiku – Kamza (13:00)
Stadiumi “Selman Stërmasi”
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 10 8 2 0 16-6 26
- Mamurrasi 10 7 2 1 15-3 23
- Besëlidhja 10 7 1 2 21-5 22
- Burreli 10 4 0 6 8-12 11
- Besa 10 2 4 4 12-15 10
- Veleçiku 9 3 1 5 7-12 10
- Kastrioti 10 2 3 5 6-12 10
- Iliria Fushë-Krujë 9 2 3 4 8-9 9
- Kamza 9 2 3 4 7-15 9
- Ada Velipojë 9 1 1 7 6-18 4
Shënuesit më të mirë
6 gola: Fonseka (Mamurrasi)
5 gola: Malo, Marashi (Besëlidhja)
4 gola: Myftaraj (Burreli)
3 gola: Allamani, Jakupi (Besëlidhja); Ajazi (Iliria); Çelhaka, Kuli (Besa); Greca (Tërbuni)
2 gola: Çutra, Mone, Lekaj, Agastra, Djarmati (Tërbuni); Abraham (Mamurrasi); Banushaj (Veleçiku); Tali (Kastrioti); Krasniqi, Sallaku (Besa); Nika, Kiri (Ada); Olatunji (Kamza); Hoxha (Besëlidhja)
1 gol: Doçi, Goxhaj, Balluku, Pasha, Kurti (Iliria); Karapici, Lala, Sulollari, Ramadani (Mamurrasi); Xhorxheviç, Dibra, Puka (Besëlidhja); Lushkja, L.Muço (Besa); Tafa, Mziu, Danaj (Tërbuni); Xhemalaj, Udoh, Koleci, Blloku (Kamza); Ferhati, Pllumaj (Ada); Liftja, Djepaxhia (Veleçiku); Kaloshi, Julio Çezar, Pirani, Rapo (Burreli); Bytyçi, Kehinde, Shaba, Bakiu (Kastrioti)