Nën-19-vjeçarët / Trajneri Cungu bën bilancin e miqësoreve të Kombëtares

Share Button

AlbanianSport.com 31/03/2022 20:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçarëve zhvilloi dy miqësore me bashkëmoshatarët e Kosovës gjatë muajit mars, me stafin teknik të ekipit që pati mundësi të provonte elementë dhe module të ndryshme loje në kuadër të konsolidimit të skuadrës që do të marrë pjesë ne Eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që luhen në muajin shtator. Në fund të këtyre miqësoreve dhe grumbullimit thuajse 10-ditor, trajneri i kuqezinjve, Armando Cungu ka analizuar punën e bërë gjatë këtyre ditëve dhe nivelin e treguar nga lojtarët e grumbulluar.

Duke folur për mediat, trajneri shkodran shprehet se dy ndeshjet kanë qenë mjaft të vlefshme për stafin teknik, teksa shtoi se elementët e ardhur nga klubet e huaja nuk bënë diferencën në këto teste. “Këto dy miqësore me Kosovën e Nën-19-vjeçarëve mua si trajner më kanë vlejtur shumë për të parë nivelin e lojtarëve të grumbulluara dhe të skuadrës, – ka thënë ai fillimisht. – Ndërsa sa i përket formimit dhe konsolidimit të grupit kryesor të lojtarëve që do të përbëjnë bazën e Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve nuk mendoj se jemi ende aty ku duhet. Sigurisht, miqësoret u luajtën në data zyrtare.”

“Dhe ne kishim mundësi të ftonim lojtarë të cilët aktivizohen me klube të huaja dhe ne e shfrytëzuam, duke thirrur sa më shumë nga ata të cilët i kemi monitoruar në vazhdimësi dhe i kemi në mbikëqyrje, – ka vijuar ish-futbollisti i njohur. – Kishte disa elementë për të cilët ne kishim menduar se mund të bënin diferencën me futbollistët e kampionatit shqiptar, por në fakt nuk pashë ndonjë diferencë, ndryshe nga ç’prisja.” Cungu ka theksuar më tej se baza e skuadrës do të jetë produkti që vjen nga kampionat shqiptar, por duke vëzhguar në vazhdimësi edhe elementët që vijnë nga jashtë e që mund të jetë të vlefshme në perspektivë.

“Shpresoj që, në dy miqësoret e ardhshme që kemi me Malin e Zi në qershor, do të shohim nëse mund të afrojmë edhe ndonjë element tjetër, por konkluzioni im për momentin është që të mbështetemi më shumë tek elementët e kampionatit shqiptar, – ka thënë ai. – Prisja më shumë të them të drejtën nga këta lojtarë, që në letër ishin premtues, pasi luanin me skuadra të njohura jashtë. Lojtarët që vinë nga jashtë duhet të dëshmojnë në fushë se kanë një nivel tjetër më të lartë me kampionatin shqiptar dhe nëse nuk e dëshmojnë këtë, patjetër që ne do të bazohemi te lojtarë vendas.”

“Të mos harrojmë edhe vitin kaluar baza e ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçareve ka qenë nga kampionati shqiptar dhe kanë bërë një paraqitje të mirë, – ka kujtuar 49-vjeçari. – Uroj të kemi mundësi të shohim edhe futbollistë të tjerë të rinj në mënyrë që kur t’i afrohemi ndeshjeve të Eliminatoreve të Evropianit në shtator të kemi një grup lojtarësh edhe më të fortë. Kemi pasur mundësi të testojmë një numër të madh lojtarësh, ne kërkojmë një nivel më të lartë konkurrence në skuadër. Do të kemi edhe seleksionime apo grumbullime të tjera në muajt prill dhe maj.”

“Dhe shpresoj shumë që të konsolidojmë sa më mirë skuadrën dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet zyrtare që na presin pas verës”, – ka përfunduar trajneri i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçarëve në futboll, Armando Cungu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh