AlbanianSport.com 29/03/2022 22:25
ASNN – Lojtarët e Kombëtares analizojnë barazimin e së martës. Në miqësoren e dytë i marsit, Shqipëria barazoi pa gola me Gjeorgjinë në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Skuadra kuqezi e kontrolloi topin thuajse gjatë gjithë pjesës së parë, teksa spikasin dy momente kryesore, me Odise Roshin në minutën e 17-të, i cili gjuan fort nga brenda zone, por topi përfundon në duart e portierit kundërshtar dhe më pas do të ishte radha e Endri Çekiçit.
Me nisjen e pjesës së dytë të lojës, trajneri Reja bëri një sërë ndërrimesh, me kuqezinjtë që iu afruan golit, por pa e gjetur dot atë dhe gjeorgjianëti kanë mohuar kështu një fitore Kombëtares në “Arenën Kombëtare”, ku rikthehej të luante pas 4 muajsh. Kjo ishte ndeshja e dytë pas Spanjës, që u zhvillua më 26 mars në Barcelonë, dhe ku Shqipëria ishte pranë një rezultati historik, por u mund në minutat e fundit me shifrat 1-2.
Pas ndeshjes, për mediat kanë folur edhe protagonistët kuqezinj. Klikoni videot e mëposhtme për intervistat e lojtarëve të Kombëtares.