(Video) Kombëtarja / Reja: Gjeorgjinë e prisja të vështirë, miqësore të dobishme

Share Button

AlbanianSport.com 29/03/2022 21:40

ASNN – Trajneri i  Kombëtares flet për Rrjetin e RTSH-së pas barazimit me Gjeorgjinë. Shqipëria ka mbyllur me një barazim të bardhë 0-0 sfidën kundër Gjeorgjisë, e dyta miqësore e planifikuar për muajin mars pas ndeshjes së parë me Spanjën. Kuqezinjtë e Edoardo Rejës nuk arritën dot të gjejnë rrugën e rrjetës, pavarësisht kontrollit të lojës. “Pas ndeshjes me Spanjën motivacionet ishin krejt të ndryshme. Ndërsa lodhja isjte e pranishme tek një pjesë e lojtarëve, – ka deklaruar trajneri i Kombëtares. – Sigurisht kur ke ndeshje të tilla kaq afër, duhet të bësh rotacion.”

“Jam i kënaqur me Asllanin, ka treguar personalitet, nuk ka frikë në fushë, – ka vijuar ai. – Po përpiqem të gjej lojtarë të rinj, t’i afroj dhe ta bëj skuadrën më konkurruese. Në miqësore është e rëndësishme të fitosh lojtarë të rinj. Duhet pak kohë, për t’u integruar. Edhe Vrioni bëri mirë, por i duhet kohë. Me kalimin e kohës, do të përpiqemi të afrojmë edhe ndonjë lojtar tjetër, për ta bërë më konkurruese skuadrën.” Më tej, Reja ka vlerësuar edhe kundërshtaren, duke thënë: “Gjeorgjia është një skuadër që ka mundur Bosnje-Hercegovinën. Skuadër shumë e vështirë, për t’u përballur. E dinim që ishte skuadër e fortë.”

“Motivimi karikimi i skuadrës pas ndeshjes me Spanjën, ishte disi i vështirë, djemtë vrapuan shumë dhe dhanë maksimumin, – ka vijuar 76-vjeçari. – Në 20 minutat e fundit u përpoqëm të gjenin golin, por nuk ia dolëm. Këto skuadra lenë shumë pak hapësira dhe ne i vuajtëm mungesën e hapësirave dhe ngjeshjen mbrapa. Edhe Asllani edhe Gjasula luajnë në të njëjtin pozicion, përpara mbrojtjes. Ka pasime shumë të mira. Ndonjëherë është shumë i shpejtë dhe lojtar i rëndësishëm. Do të ketë një karrierë të madhe sipas meje. Mund edhe të provoja diçka ndryshe, por nuk kisha karakteristikat e duhura, për të bërë ndryshimet e duhura.”

“Duhet të kesh 2 skuadra të përshtatshme për të bërë prova. Ndoshta në një ndeshje tjetër, me siguri do të bëj diçka ndryshe. Gjimshiti ka qejf të luajë me 3 në mbrojtje. Janë 2-3 lojtarë që godasin, Çekici, Manaj dhe Bajrami. Dikush është me egoist dikush më pak. Duhet ta zgjidhin mes tyre. Broja nuk ishte në ditën e tij më të mirë, Kishte probleme në kavilja. Kur ndez dritat është i papërmbajtshëm, por nuk është lojtar për miqësore. Ka nevojë për stimuj më të madhej, për skuadra më cilësore”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtes kuqezi të futbollit, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh