AlbanianSport.com 28/03/2022 19:25
ASNN – Trajneri francez i Gjeorgjisë, Vili Sanjol, dhe zv/kapiteni, Nika Kvekveskiri, kanë folur flasin para sfidës së të martës. Nika Kvekveskiri e sheh miqësoren me Kombëtaren kuqezi si një “provë gjenerale” të Gjeorgjisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor.
“Ne e njohim mirë skuadrën e Shqipërisë, sepse shumë lojtarë të saj luajnë në disa prej kampionateve më të mira të Evropës dhe, siç e tha edhe trajneri, ata janë të njohur tashmë”, – tha ai fillimisht. – Pra, i njohim, por theksi ynë tek këto dy ndeshje është përgatitja për ndeshjet e Ligës së Kombeve.”
dhe prandaj ndeshja më Shqipërinë është si një “provë gjenerale” për ne për sfidat e qershorit. Me pak fjalë, theksi ynë është tek rritja si skuadër, marrja e rezultateve pozitive”, – ka përfunduar zv/kapiteni gjeorgjian. Takimi Shqipëri-Gjeorgji luhet të martën, në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 18:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.