(Video) Kombëtarja / Reja: Gjeorgjia, shans për më tepër lojtarë të tjerë

Share Button

AlbanianSport.com 28/03/2022 18:40

ASNN – Në koferencën e sotme për shtyp, trajneri Edoardo Reja zbuloi se 3 emra kuqezi nuk do të jenë pjesë e ekipit për këtë ndeshje, Myrto Uzuni, Ivan Balliu e Keidi Bare, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk do të bashkohen me ekipin drejt Shqipërisë. Tekniku kuqezi thekson se Gjeorgjia nuk duhet nënvlerësuar, teksa foli edhe për lojtarët që mund të hedhë në fushë pasditen e nesërme. Po si do të luajë Shqipëria ndaj Gjeorgjisë dhe a e ka studiuar kundërshtarin? “Sigurisht që unë do të doja të bënim të njëjtën paraqitje edhe ndaj Gjeorgjisë, ashtu siç luajtëm edhe ndaj Spanjës, pavarësisht se rezultati nuk ishte pozitiv në fund”, – përgjigjet ai.

“Do të ketë shumë ndryshime edhe në mesfushë, por më duhet t’i vlerësoj të gjithë situatat, të gjithë lojtarët, – ka vijuar veterani italian. – Kush është në gjendje të mirë, kush ndihet më i lodhur dhe kush ndihet më i freskët. Në mesfushë do të ketë ndryshime, sepse Bare ka pasur shqetësime fizike pas ndeshjes dhe nuk është stërvitur dhe po e diskutojmë që të mos bashkohet me skuadrën në Tiranë, por të qëndrojë këtu dhe të rikuperohet. Për Balliun kemi pasur një akord që në fillim që ai do të ishte vetëm në ndeshjen me Spanjën dhe pastaj do të rikthehej te klubi ndërsa edhe Uzuni, sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë te Granada.

“Kjo, pasi duhet të bashkëpunojmë edhe me klubet, – ka vijuar Reja. – Ka pasur një kërkesë nga klubi i tij, për shkak të një ndeshjeje të rëndësishme në kampionat, na ka kërkuar që të mund ta lëmë të lirë dhe sigurisht ne nuk duam t’i prishim punë dhe mund ta lëmë të lirë te klubi. Sa i përket Gjeorgjisë, është një ekip shumë i fortë. Ka mundur Bosnjen, është një ekip i organizuar, teknik, shumë i vështirë. E kisha kërkuar që në fillim, dy sfida të vështira në këto miqësore, si Spanja edhe Gjeorgjia më kënaqin dhe na japin mundësi të krijojmë eksperiencë të rëndësishme, por edhe të rritemi dhe të tregojmë rritjen tonë.”

“Ky ishte synimi, të kishim kundërshtarë të tillë dhe ia arritëm qëllimit, – ka sqaruar trajneri kuqezi. – Sigurisht unë dua të aktivizoj minimalisht 20 lojtarë sepse duhet të kemi një grup konkurrues për të arritur rezultate të rëndësishme dhe për të treguar rritjen tonë.” A do të jetë Cikalleshidhe Broja në sulm edhe ndaj Gjeorgjisë? “Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, por në sulm kemi disa lojtarë në formë shumë të mirë dhe po aktivizohen rregullisht me klubet, – përgjigjet Reja. – Përveç Cikalleshit dhe Brojës është Manaj, i cili po luan mirë me klubin dhe po shënon gola. Edhe Vrioni ka ardhur në formë, ka luajtur rregullisht me klubin në Austri, ka shënuar gola.”

“Dua të bëj vlerësimet e mia sepse dua t’i provoj të gjithë. Mbase mund të ketë ndryshime, por Cikalleshi dhe Broja janë shumë të rëndësishëm. Duke menduar për të ardhmen, po shoh edhe lojtarë të tjerë më të rinj, si Muçi apo edhe të tjerë që luajnë me ekipet kombëtare të moshave. Janë të rinj dhe vazhdojnë të rriten. Seferi gjithashtu po bën mirë me klubin në Shqipëri. Janë lojtarë që tashmë i njoh dhe sigurisht do të më pëlqente të shoh edhe të rinj, pasi ne duhet të shohim përpara tek objektivi ynë që është të përgatisim skuadrën për Euro 2024 dhe të fokusohemi dhe te Liga e Kombeve që është po aq e rëndësishme për ne, që nis në qershor”, – ka përfunduar Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh