(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen, largohen 3 “spanjollët”

Share Button

AlbanianSport.com 28/03/2022 16:25

ASNN – Pas miqësores me Spanjën, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e të dielës në qendrën stërvitore të klubit të Espanjolit në Barcelonë.

Lojtarët janë ndarë në dy grupe, teksa ata që u aktivizuan titullarë me Spanjën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike. Mësohet se kuqezinjtë do të kenë 3 mungesa ndaj Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bën me dije se në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë mesfushori Keidi Bare, i cili ka pasur një tërheqje muskulore pas ndeshjes. Futbolllisti kuqezi ka qenë në monitorim të vazhdueshëm.

Dhe pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që të mos jetë me skuadrën ndaj Gjeorgjisë. Lojtari do të kthehet te klubi i tij në Spanjë për të vazhduar rekuperimin. Gjithashtu, në këtë seancë stërvitore nuk mori pjesë as mbrojtësi Ivan Balliu, i cili do të mungojë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë.

Me lojtarin ishte rënë paraprakisht dakord që do të luante vetëm miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, pasi pret të bëjë dozën e tretë të vaksinës anti-“Covid-19” për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit (Green Pass). Ndërkaq, nuk do të jetë ndaj Spanjës as sulmuesi Myrto Uzuni.

Pas kërkesës së Granadas për ta pasur lojtarin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik u vendos që Uzuni të nqëdrojë në Spanjë. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë asnjë problem dhe janë në gjendje të mirë fizike.

Skuadra ka zhvilluar të hënën paradite sërish në Barcelonë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes, ku më pas do të zhvillojnë edhe konferecën zyrtare për shtyp. Po sot kombëtarja do udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u akomoduar në hotel Tropikal në Durrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh