(Video) Kombëtarja / Reja: Spanja, bëmë një ndeshje të madhe atje

Share Button

AlbanianSport.com 28/03/2022 15:40

ASNN – Në mbrëmjen e së martës, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për këtë muaj, atë ndaj Gjeorgjisë, që do të luhet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në ora 18:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë folur në lidhje me këtë miqësore dhe përgatitjet e skuadrës. “Nuk kam ndonjë mesazh të veçantë përpara ndeshjes me Gjeorgjinë sepse, tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë qenë aty për ne dhe sigurisht që do t’i kemi pas edhe në këtë ndeshje”, – ka thënë fillimisht trajneri kuqezi.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë ndaj Spanjës mendoj, paraqitja ka qenë pozitive, – ka viuar ai. – Kishte entuziazëm të madh nga ana e skuadrës sonë. Spanja është një ekip favorit për të fituar Botërorin dhe i kemi parasysh shumë mirë se me kë rival jemi përballur. Në vija të përgjithshme, më ka pëlqyer loja e skuadrës time. Thjesht më vjen keq që pësuam atë gol në minutën e 90-të dhe duhet të punojmë shumë në këtë pjesë që të kemi më shumë përqëndrim në fushë deri në sekondat e fundit dhe të kemi më shumë fokus. Një barazim do të ishte një rezultat që do të na bënte shumë mirë në aspektin moral, por gjithsesi jam i kënaqur nga loja.”

“Duhet theksuar edhe fakti që ka pasur dy gabime nga gjyqtarët, për të cilat nuk është folur shumë, – ka vijuar 76-vjeçari. – Dy 11-metërsh. Ne i kemi parë edhe në përsëritje pas ndeshjes, ishte rasti i Cikalleshit që u rrëzua në zonë dhe kur e kemi riparë ishte një faull i pastër, por arbitri nuk e dha dhe një moment tjetër, kur një nga spanjollët e preku topin me dorë në zonë. Për të mos folur më pas edhe për golin e 2-1 që mendoj se erdhi nga një pozicion jashtë loje. Këto duhen thënë jo për t’u justifikuar, por duhen thënë për të vlerësuar sa më mirë situatën. Ne po rritemi. Kemi bërë paraqitje të mira dhe po bëjmë paraqitje të mira.”

“Kemi vazhdimësi, – ka këmbëngulur italiani i stolit kuqezi. – Na mungon vetëm ai hapi cilësor i fundit që të bëjmë sa më pak gabime në mbrojtje apo të shfrytëzojmë sa më shumë raste në sulm. Besoj se kemi bindjen e duhur për të vazhduar dhe për të treguar progresin që kemi bërë”, – përfundoi trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, i cili u shpreh se dëshiron që skuadra të bëjë të njëjtën paraqitje ndaj Gjeorgjisë, ashtu sikurse ndaj Spanjës, teksa theksoi se i kanë studiuar cilësitë e kundërshtarit të radhës.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh