AlbanianSport.com 27/03/2022 20:55
ASNN – Pas miqësores me Spanjën, skuadra e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja është rikthyer sërish në fushë, duke nisur kështu menjëherë përgatitjet për miqësoren tjetër ndaj Gjeorgjisë në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 18:00.
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nga stërvitja në Barcelonë u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë përmes kanaleve sociale të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), të jenë të pranishëm në stadium pasditen e së martës, në mbështetje të kuqezinjve.
“Përshëndetje tifozëve kuqezinj! Jam Armando Broja. Faleminderit shumë për suportin që na jepni gjithmonë dhe ishalla ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë! Faleminderit!” – thotë talenti shqiptar. Miqësorja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e dyta për këtë muaj, pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku përtej paraqitjes pozitive, Shqipëria u mund me shifrat 2-1.