AlbanianSport.com 26/03/2022 23:10
ASNN – Ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të vendasve miqësorja Spanjë-Shqipëri që u zhvillua në Stadium “RCDE” të Barcelonës mbrëmjen e së shtunës. Një ndeshje pozitive për kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja dhe pavarësisht rezultatit, vlen për t’u theksuar fakti se Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Spanjës, një kundërshtari relativisht të fortë.
Edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti shprehu keqardhjen për këtë rezultat, teksa thotë se skuadra dha gjithçka në fushë. “Ndjej shumë keqardhje, jo pak, – ka deklaruar ai. – Të dhemb akoma më shumë nëse barazon në minutën e 85-të dhe pastaj je afër një rezultati historik dhe më pak pëson gol në minutën e fundit. Pas lojës gjithmonë ke shumë gjëra për të korigjuar, çfarë mund të bënim ose jo.”
“Por deri në atë moment që po luanim po jepnim gjithçka në fushë, – ka vijuar titullari kuqezi. – Për shkak të një gabimi pësuam golin.” Të martën, Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe sfidën e dytë miqësore të këtij muaji, atë ndaj Gjeorgjisë, që do të luhet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00 dhe që do të sillet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.