AlbanianSport.com 25/03/2022 20:55
ASNN – Endri Dema, portieri i talentuar i Teutës që këtë sezon ka debutuar edhe në Kategorinë Superiore, duke dhuruar paraqitje pozitive, flet me optimisëm për të ardhmen e skuadrës së Kombëtares kuqezi të Nën-19-vjeçarëve, të drejtuar nga trajneri Armando Cungu. “Është një ndjesi shumë e mirë të jesh pjesë e ekipit kombëtar”, – ka thënë ai fillimisht.
“Më vjen mirë që përfaqësoj ngjyrat kuqezi, – ka vijuar Dema. – Të gjithë elementët që janë në skuadër kanë cilësi, si ato që janë të kampionatit shqiptar ashtu edhe ato që vijnë nga jashtë. Cilësi të mira teknike po ashtu edhe fizike. Besoj se do të bëjmë mirë në këto dy ndeshje miqësore me Kosovën. Duke punuar fort gjithësecili mund të arrijë aty ku do. Synimi im është të arrijë majat në Superiore.
“Besoj se me punë kushdo e arrin objektivin e vet. Me përkushtim dhe besim mund t’i arrijë të gjitha.”- përfundoi Dema. Shqipëria e Nën-19-vjeҫarëve në futboll, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, është duke zhvilluar stërvitjet e saj në qytetin e Durrësit në kuadër dy miqësoreve që do të luajë ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës në Stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, më datë 26 e 28 mars 2022.