AlbanianSport.com 25/03/2022 18:40
ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeҫarëve në futboll, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, është duke zhvilluar stërvitjet e saj në qytetin e Durrësit në kuadër dy ndeshjeve vëllazërore që do të luajë ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës në Stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, më datë 26 dhe 28 mars 2022.
Pak orë para ndeshjes së parë, dy nga elementët cilësorë të kuqezinjve kanë folur për fshf.org dhe kanë ndarë emocionet e të qenit pjesë e Kombëtares. Kevin Shkurti, është 18-vjeҫari që ka lënë përfaqësueset e moshave të Belgjikës për të veshur fanellën kuqezi dhe nuk i fsheh emocionet.
“Jam shumë i kënaqur që do të përfaqësoj Shqipërinë, – ka thënë ai. – Më parë kam luajtur me Belgjikën por me përfaqësuar Shqipërinë është një emocion më i madh duke parë që është vendi i origjinës së familjes time. Kam shumë ëndrra dhe dëshira për karrierën time.
“Siҫ është ajo për të luajtur në Ligën e Kampioneve, si dhe ajo për të luajtur me Kombëtaren e të rriturve të Shqipërisë. Mendoj se kemi një skuadër të mirë, me cilësi shumë të mira në grup dhe do të arrijmë të bëjmë gjëra të mira kundër Kosovës”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares së Nën-19-vjeҫarëve, Kevin Shkurti.