Kombëtarja / Profili i “AS”: Keidi Bare, “pitbulli” që nuk dorëzohet kurrë!

Share Button

AlbanianSport.com 25/03/2022 17:55

ASNN – E përditshmja e njohur sportive spanjolle “AS”, i ka kushtuar një artikull të veçantë lojtarit të Kombëtares kuqezi, Keidi Bare, i cili do të zbresë të shtunën në fushën e stadiumit “RCDE” të Espanjolit, kur Shqipëria të përballet në një miqësore me Spanjën. Duke iu referuar episodit të 9 majit të shkuar, kur Bare u ngjit mbi murin e ballkonit të stadiumit, për të festuar rikthimin e skuadrës së tij në nivelin më të lartë të futbollit spanjoll, e përditshmja në fjalë thekson se shqiptari nuk e mori parasysh rrezikun e rënies 20 metra poshtë dhe u mbajt nga këmbët nga një shok skuadre dhe nga ish-portieri legjendar i Kamerunit, Tom N’Kono.

“Në mënyrën më të vështirë të mundshme”, e cilëson media në fjalë rrugëtimin e shqiptarit drejt suksesit në Spanjë, teksa të lindurit në vitin e vështirë 1997, i është dashur të largohet që në moshën 11-vjeçare nga Shqipëria dhe nga familja e tij, ndërsa 4 vjen më pas arrin të mbërrijë në gadishullin iberik. “Ishin kohë të vështira për prindërit e mi dhe gjithmonë i jam falënderues Zotit që ata janë gjallë”, – rrëfen shqiptari për të përditshmen sportive “AS”. Ai u rekrutua nga Panathinaikosi në Greqi, atje ku shkoi të jetonte vetëm, edhe pse ishte ende i mitur.

Pak më vonë, ai ishte në një provë njëjavore në Barcelonë, duke e provuar fatin edhe me Espanjolin, edhe me gjiganten katalane, atje ku të gjente shqiptarin tjetër, Albert Stroni, një ish-lojtar i Kompostelës, Méridas dhe Ourenses. “Kam sakrifikuar shumë më futbollin, sepse fëmijëria ime ishte pa miq dhe familjarë dhe tanimë kam arritur këtu ku jam, – vijoi ai, duke folur për gazetën spanjolle. – Unë nuk e di sesi është të kesh shokë, nuk dilja të luaja me moshatarët e mi, sepse topi i futbollit ishte gjithçka për mua.”

“Kam patur një periudhë të keqe, duke u larguar që në moshën 11-vjeçare nga familja, por duhet të mendoja për të ardhmen time”, – ka shtuar Bare. Dhe sakrifica u shpërblye, teksa në 2013-ën ai u bë pjesë e skuadrës së dytë të Atlétikos së Madridit, me të cilën do të debutonte në moshën 19-vjeçare në “Kupën e Mbretit” nën kujdesin e trajnerit Diego Simeone. “Kujtimet e fëmijërisë më erdhën në mendje, të gjitha sakrificat që kisha bërë dhe i thashtë vetes se “ia ka vlejtur””, – ka rrëfyer Bare.

Dhe vetëm kur ai nënshkroi për Malagën, pas 3 vitesh e gjysmë, Bare arriti të ribashkohej me prindërit e tij, që tanimë jetojnë me të në Barcelonë. I blerë nga Espanjoli në verën e vitit 2020, pas rënies nga kategoria, ai dëshmoi edhe një herë klasin dhe karakterin e tij, teksa, për shkak të kufizimeve të pagave dhe shpenzimeve, ai u regjistruar vetëm në javën e fundit të merkatos. “Futbolli ka të bëjë me marrjen e vendimeve, me të punuarit fort dhe me ndarjen e mendjes për të shkuar larg”, – thotë Bare në mbyllje.

“Sot, i mbiquajturi me përkëdheli si “pitbulli”, është i padiskueshgëm tek Espanjoli dfhe të shtunën do ta udhëheqë Shqipërinë e tij përballë Spanjës pikërisht në shtëpinë e tij, në Stadiumin “RCDE””, – e përfundon e përditshmja e njohur sportive spanjolle “AS” artikullin e veçantë kushtuar lojtarit të Kombëtares kuqezi, Keidi Bare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh