AlbanianSport.com 24/03/2022 22:25
ASNN – Kuqezinjtë e Totenhemit dhe Leçes sjellin përvojën e tyre në Kombëtare: “Jemi grup i mirë, ia dalim me Kosovën”. Renaldo Torraj është një nga talentet premtues të Shqipërisë, teksa aktivizohet si sulmues në skuadrën e të rinjve të Totenhemit në Angli. Rikthehet sërish në Kombëtare, teksa beson se në këto ndeshje Shqipëria do të fitojë, bashke me Torraj që premton maksimumin e tij.
Ashtu sikurse ëndrra e çdo futbollisti, edhe sulmuesi kuqezi shpreson që një ditë do të luajë në Kombëtaren e të rriturve. “Jam shumë i lumtur që rikthehem me grupin dhe do të jap maksimumin tim”, – thotë ai teksa ka marrë ftesën nga Kombëtarja e kësaj grupmoshe. Po, a do t’ia dalin kuqezinjtë në këto dy ndeshje? “Mendoj se po, sepse po punojmë fort dhe grupi është pozitiv dhe i mirë.”
“Besoj që do fitojmë. Mendoj që do bëjë mirë, janë djem të rinj, por do të japim të gjithë maksimumin”, – shton Torraj, i cili më pas rrëfen edhe ëndrrën e tij të madhe: “Të luaj për Shqipërinë, skuadrën e parë një ditë dhe të bëj mirë në Evropë dhe të luajmë në Botëror”, – ka përfunduar sulmuesi i skuadrës së të rinjve të Totenhemit në Angli.