Kundërshtarja / Luis Enrike, stërvitje me ekran televiziv gjigand në fushë

Share Button

AlbanianSport.com 24/03/2022 17:10

ASNN – Trajneri i përfaqësueses spanjolle braktis mënyrat e vjetra të shpjegimit të skemave. Risia më e madhe e vërejtur në këto dy ditët e fundit të stërvitjes së përfaqësueses së Spanjës ka qenë ekrani i madh televiziv që Luis Enrike ka instaluar në kompleksin stërvitor të përfaqësuesueses. Me anë të ekranit 6 metra të gjerë dhe 3 metra të gjerë, trajneri ai ka mundësi t’u tregojë lojtarëve gabimet e bëra dhe t’i korrigjojnë ato. Përfaqësuesja e Spanjës në futboll ka vijuar përgatitjet për sfidën e së shtunës me Shqipërinë, por edhe për atë të së martës ndaj Islandës.

Përgjatë këtyre 4 ditëve të para të stërvitjeve, skuadra e trajnerit Luis Enrike e ka rritur ngarkesën, ndërsa duhet theksuar karakteristikë për këto ditë në kompleksin stërvitore të “Las Rozas”, kanë qenë temperaturat e freskëta. Në fakt, në këto dy ditët e fundit, trajneri i përfaqësueses iberike ka zgjedhur që seancat stërvitore t’i zhvillojë me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Vëmendja e medieve ka qenë tek debutuesit, portieri David Raja, por edhe Hugo Gijamón, i cili ka zëvendësuar Diego Jorenten e dëmtuar.

Ndërkohë, risia më e madhe e vërejtur në këto dy ditët e fundit të stërvitjes ka qenë ekrani i madh televiziv që Luis Enrike ka instaluar në kompleksin stërvitor të përfaqësuesueses, me anë të të cilit ai ka mundësi t’u tregojë gabimet e bëra dhe t’i korrigjojë ato. Ajo që ka rënë në sy ka qenë instalimi i një ekrani 6 metra të gjerë dhe 3 metra të gjerë, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave vendase. Në këtë mënyrë, trajneri nga krahina e Asturias braktis mënyrat tradicionale të shpjegimit të taktikave të tij, duke përqafuar fjalën më të fundit të teknologjisë.

Çka i kursen atij kohë, por edhe e bën edhe më të lehtë përcjelljen e ideve dhe skemave të tij. Përballja e Spanjës me Shqipëria do të luhet në Stadiumin RCDE të Espanjolit dhe ky takim që do të sillet më 26 mars për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:45.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh